HometvshowÇfarë po ndodh me Xhensila Myrtezajn? Probleme me shendetin,ndërhyrje të menjëhershme dhe...

Çfarë po ndodh me Xhensila Myrtezajn? Probleme me shendetin,ndërhyrje të menjëhershme dhe terapi inte…

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka bërë një njoftim të papritur përmes një videoje në Instagram,

 

duke informuar fansat se është detyruar të anulojë të gjitha koncertet dhe eventet e saj të planifikuara.

Arsyeja e këtij vendimi lidhet me një gjendje shëndetësore që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe terapi të vazhdueshme.

Xhensila shprehu keqardhjen për situatën dhe tregoi se është e detyruar të marrë mjekim venoz dy herë në ditë, sipas urdhrave të mjekes:

“Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë ose forcë ke ti për të punuar. Mjekja më sugjeroi, në fakt nuk ishte sugjerim, ishte një urdhër që duhet të vazhdoj një terapi venoz dy herë në ditë derisa ta marr veten. Është çështje ditësh dhe unë e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush”.

TË FUNDIT