HometvshowShokë të ngushtë me të njëjtin fat,batutat e Olsi Bylykut me Bes...

Shokë të ngushtë me të njëjtin fat,batutat e Olsi Bylykut me Bes Kallakun për Eglin dhe Xhensilën bëjnë xhiron e rrjetit…

Viti që lamë pas nuk ka qenë i lehtë në dashuri

 

 

për dyshen e njohur të aktorëve, Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku.

Dy artistët, të cilët shpesh i kanë argëtuar fansat me humorin e tyre, përjetuan momente të vështira në jetën personale.

Olsi Bylyku i dha fund një lidhjeje pesëvjeçare me Egli Takon, ndërsa Bes Kallaku dhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj u ndanë pas një martese të bujshme që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Pavarësisht dramave që mund të kenë shoqëruar këto ndarje, Olsi ka vendosur të shohë anën pozitive dhe të kthejë gjithcka në humor. Gjatë një koncerti së fundmi, ai bëri publikun të qeshë me nje batutë ironike.

“E çuditshme, isha duke i thënë një ditë Besit, më përpara kena pas qef të bënim këngët.

Skifterat bënte ky, unë bëja: Aj aj aj aj ajo nuk don drama… Vetëm jetë qejfi. Pas pesë vitesh, të dy jemi: Bebi të kam pas n’mish, tani t’kom ish. Nga mosmirnjohja…Si përfunduam kështu”, thotë Bylyku duke qeshur.

Kujtojmë se aktualisht Olsi Bylyku është lumturisht i dashuruar me partneren e tij, gazetaren Denada Lura. Sa i përket Bes Kallakut, pas ndarjes me Xhensilën është përfolur në rrjet për një romancë me një ish konkurente të “Për’puthen”, thashetheme që vet aktori i mohoi disa muaj më parë, ndërsa theksoi se vazhdon të jetë ‘single’.

TË FUNDIT