HomeKëshilla ShëndetiYlli Merja : Ja recetat më efikase me qepë dhe hudhër, largojnë...

Ylli Merja : Ja recetat më efikase me qepë dhe hudhër, largojnë virozat, kollën dhe dhimbjen e kokës

Në rubrikën “ Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja këshilloi përdorimin e qetësuesve natyralë, që ju largojnë menjëherë kollën dhe ngjirjen e zërit.

Me uljen e temperaturave fillojnë edhe virozat e stinës si edhe gripi, të cilat nuk kursejnë as fëmijët.

Në rubrikën “ Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja këshilloi përdorimin e qetësuesve natyralë,

që ju largojnë menjëherë kollën dhe ngjirjen e zërit, si dhe largimin e ujit nga organizmi, përmes një recete të thjeshtë që mund ta realizoni vetë në kushtet e shtëpisë.

Ja çfarë përmban receta:

– qepë të kuqe, hudhër, xhinxher, mjaltë

– Grini 2 qepë të kuqe, 30-40 thelpinj hudhre, një copë xhinxher me madhësinë e një kokrre qepe

– Hidhni 4-5 lugë gjelle mjaltë

– Përziejini mirë

– Hidheni në një shishe të errët ose vazo dhe mbështilleni me një varak alumini

– Konsumohet 3 x 1 lugë supe në ditë para buke për të rriturit

– Për famijët 0-4 vjeç 3 herë nga 1 lugë kafe

– Për fëmijët 5-12 vjeç 3 herë nga 1 lugë çaji

Ndër të tjera, ai sygjeroi edhe një recetë tepër të vlefshme për të forcuar flokët dhe në të njëjtën kohë të shpëtoni nga dhimbja e kokës.

Përzierja me qepë, hudhër, limon për forcim floku dhe shkëlqim si dhe për qetësimin e dhimbjeve të forta të kokës:

– Grijmë një qepë të kuqe, 5-8 thelpinj hudhre dhe një kokërr limon

– Masa e përgatitur vendoset në kokë

– Mbështjellim flokët dhe maskën me një shami

– Lëreni 1.5 – 2 orë

– Hiqeni, shpëlajeni kokën dhe thani flokët

– Pasi thahen flokët mund të vendoset maska e flokut/Shqiptarja.com

TË FUNDIT