Nga problemet me prostatën tek infeksionet urinare, specialisti Ylli Merja tregon mënyrat se si të përdorni qershitë si ‘ilaç’ natyral dhe…

Mjeku popullor Ylli Merja këshilloi përdorimin e qershive dhe bishtave të tyre, si një ilaç ‘çudibërës’ natyral për një sërë problematikash në organizëm.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, mjeku popullor Ylli Merja këshilloi përdorimin e qershive dhe bishtave të tyre, si një ilaç ‘çudibërës’ natyral për një sërë problematikash në organizëm.

Ai tha se përfitimet shëndetësore që marrim nga qershitë janë të shumta, duke qenë se ky frut përmban një sërë vitaminash dhe madje edhe në pjesën e bishtave,

të cilat mund të përdorën për realizmin e çajrave të ndryshëm.-Përmban vit C, vit A, karbohidrate, melatoninë ( hormoni që rregullon gjumin dhe frenon plakjen), luteinë substancë,

përmban minerale si Mg, Zn, K, Cu. Në bishtat e qershive ndodhen acide organike që ndikojnë në shkrirjen e gurëve në veshka” tha ai.

Mjeku popullor këshilloi disa receta ku bashkë me disa bimë, përdorim edhe frutin e qershisë.

Receta për çajrat bimore:

-Për fëmijë që kanë vështirësi në urinim:

Në 0.5 litër ujë zieni dy minuta një dorë bishta qershie dhe dy degë domate.

– Çaji pihet gjatë ditës

Për fëmijë dhe gra shtatëzëna që kanë infeksion urinar:

– Në një litër ujë zieni dy minuta një dorë bishta qershie , një dorë mustaqe misri, një dorë fier guri, dy tre copa lëvore limoni

– Pihen dy tre gota në ditë

Për të moshuarit me prostatë:

-Në një litër ujë hidhni një dorë bishta qershie, një dorë hithra, dy lugë fruta pylli, një lugë rrush ariu

-Pihen tre gota në ditë

Për detoks:

-Në një litër ujë zieni dy minuta një dorë bishta qershie, një dorë murriz lule, katër lugë çaj detoks

-Pihen tre gota në ditë/Shqiptarja.com

More From Forest Beat

Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Kembet Diabetike

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja:...

Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Rradhiqja

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet...

Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me...
Këshilla Shëndeti
4
minutes
Ylli Merja, Dhimbja e Kembeve

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet...

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...
Këshilla Shëndeti
4
minutes