Egli: Ja plani im me Gjestin pasi të dal të shtunën

0
11

Egli tregon si do të vazhdojnë gjërat jashtë me Gjestin:

 

Kam pikëpyetjet e mia… A do të ketë ai nevojë të më dëgjojë zërin…

 

U rikthye për herë të fundit këtë sezon, “Big Brother Radio” ku u zhvillua një bisedë e veçantë mes Jonida Aliçkollit dhe Egli Takos.

 

Ata e nisën bisedën me një rikthim pas në kohë duke kujtuar rrugëtimin e banores dhe ndjenjat e saj ndaj Gjestit.

Gjithashtu duke përmendur këtë eksperiencë dhe sa ka ndikuar në jetën e saj, dhe në vetë atë.

Jonida: Këto ditët e fundit, marrëdhënia juaj është në një tjetër stad, në cilën pikë është?

Egli: E konfirmova dhe dje bashkë me të, jemi bashkë. Uroj të bëhet më mirë, për mua kjo të qenurit bashkë është jashtë nga këtu dhe jo brenda.

 

Kam pikëpyetjet e mija të jem realiste, lidhur me shumë biseda që kam zhvilluar me të, e shoh pak të luhatur… Nuk dua ta justifkoj me pjesën e moshës. Mënyra e tij, karakteri i tij që do të shijojë momentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here