Aroma e keqe e këmbëve, si ta eleminoni përmes bimëve mjekësore! Ylli Merja jep zgjidhjen…

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi shkaktarët si dhe këshilloi disa bimë dhe receta që largojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

Era e keqe e këmbëve është e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë. Periudha e pranverës dhe verës duket se e shton akoma edhe më shumë këtë problem.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi shkaktarët si dhe këshilloi disa bimë dhe receta që largojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

Sipas mjekut popullorë shkaktarët e aromës së keqe të këmbëve janë një sërë bakteresh që ushqehen me pikat e djersës, prandaj është e rëndësishme që mos të lejojmë djersitjen e tyre.

“Brevibacterium, Propionibacterium, Tinea pedis, Painful cracks betveen dhe myku i bardhë (Candida albicans)” janë disa prej tyre. Po ashtu mbajtja gjatë e këmbëve në këpucë pa i ajrosur gjatë ditës mund të bëhet shkak që të zhvillohen disa lloje bakteriesh, të cilat krijojnë këtë gjë, shumimin e tyre e realizojnë duke u ushqyer me djersën dhe me ndonjë kërpudhë që ekziston aty” tha dr. Ylli Merja për shkaktarët e aromës së keqe të këmbëve.

Por sipas tij, aroma e pakëndshme mund të eleminohet me përdorimin e disa bimëve :

-Kamomili, çaji i zi, rigoni, shelgu, çaji antimyk, lëkurat e limonit dhe portokallit.

Këto bimë mund të përdoren në formën e një çaji apo në përzierje të ndryshme për të dhënë rezultatin e duhur në eleminimin e aromës së pakëndshme.

Mjeku popullor Ylli Merja këshilloi dy receta që mund t’i realizojmë në kushte shtëpie:

Receta e parë:

-2 litra ujë, hidhini në tenxhere dhe shtoni 5 lugë çaj myku, një dorë lëvore vidhi , një dorë fshikokarth ( couleta arboreshens) dhe një lugë kamomil

-Hedhim në çaj dhe një lugë gjelle sodë buke dhe një lugë çaji me kripë të zezë

– Zieni 2-3 minuta dhe kulloni çajin në një legen dhe futini këmbët në të për 10-12 minuta.

Receta e dytë

-Hedhim në legen 5 litër ujë të ngrohtë, një lugë gjelle sodë buke dhe një lugë çaji me kripë

-Lihen këmbët 10-12 minuta

-Pasi i heqim këmbët, bëni një shpëlarje me një filxhan kafe uthull molle dhe një filxhan ujë.

Ndërsa theksoi rëndësinë e përsëritjes së këtyre recetave disa herë brenda javës për të pasur sa më shumë efekt në eleminimin e aromës së keqe./Shqiptarja.com

More From Forest Beat

Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Kembet Diabetike

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja:...

Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Rradhiqja

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet...

Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me...
Këshilla Shëndeti
4
minutes
Ylli Merja, Dhimbja e Kembeve

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet...

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...
Këshilla Shëndeti
4
minutes