“Kë lojtar do kishe dashur të rrinte deri në fund nga ata që kanë ikur?”/ Gjesti habit me emrat..

0
8

Edhe pak ditë kanë ngelur nga finalja

 

 

e madhe e këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP 4”.

 

E gjatë këtyre ditëve, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë munguar debatet, por as momentet e bukura dhe bisedat e qeta.

 

Mbrëmjen e djeshme, Loredana i ka bërë në pyetje Gjestit në lidhje me ish-banorët.

“Kë lojtar do kishe dashur të rrinte deri në fund nga ata që kanë ikur”, e pyeti banorja këngëtarin.

Gjesti tha emrin e Shkëlzenit të parin, me të cilin ka patur një raport shumë të mirë që kur ai hyri në shtëpinë e BBV 4. Më pas ai përmendi G-Banin, me të cilin ka patur një marrëdhënie ku nuk kanë munguar debatet e ashpra po edhe momente të bukura mes tyre.

Sipas banorit, Shkëlzeni dhe Gjesti kanë një zemër të mirë dhe për këtë arsye tha emrin e tyre.

“Shkëlzenin dhe G-Banin. Këta të dy se sipas zemrës së tyre ndihem, sipas zemrës që e kanë, po them këta të dy”, tha Gjesti.

“Të dy djem të shkëlqyer”, u shpreh më pas Loredana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here