Sa festoj Ditelindjen…/ Ndërron jetë n, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa në moshën…

0
209

Një lajm i trishtë erdhi mëngjesin e kësaj të enjte.

 

Ikona e kinematografisë shqiptare, një yll i cili shndriti përgjatë gjithë jetës së saj, u shua në moshën 93-vjeçare.

Margarita Xhepa, një emër që nuk ka nevojë për tituj, pasi ajo vetë ishte një monument i gjallë i artit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e këtij 3 prilli në shtratin e spitalit ku prej ditësh qëndronte e intubuar pasi gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo prej kohësh vuante nga një sëmundje në mushkëri, sëmundje e cila fatkeqësisht e “gjunjëzoi” në fund të kësaj beteje.

Margarita, gruaja e fortë me të cilën shumë prej nesh janë rritur duke e parë nëpër filma e teatre, i fali të gjithë shpirtin e saj artit shqiptar.

Me ikjen e saj nga kjo botë, Margarita na ka lënë pas shumë çka. Ajo është përjetësuar në çdo interpretim, në çdo duartrokitje, brohoritje të shqiptarëve, por jo vetëm.

E sot, në këtë mëngjes të trishtë prilli, aktorja la në dhimbje familjarët, kolegët e shumtë, miqtë e pafund e mijëra e mijëra shqiptarë. Newsbomb i shpreh ngushëllime familjarëve e të gjithë atyre që patën fatin të jenë bashkëudhëtarë dhe të njohin Margarita Xhepën në këtë jetë.

Prehu në paqe, Zonja e Madhe e artit. Shqipëria do të të duartrokasë përjetësisht!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here