Krizë mes Big Bastës dhe Vesës? Fjalet e tij në “Ferma Vip” ndezin rrjetin…

0
465

Ferma Vip ka nisur dhe një ndër pjesëmarrësit e tij është reperi Big Basta.

 

Edhe pse pjesëmarrja e tij ishte pritur me interes, pak para nisjes së spektaklit,

u përhapën thashetheme të forta rreth një mundësie konflikti brenda çiftit.

 

Thuhej se mes tij dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Vesa Luma, kishte lindur një mosmarrëveshje për pjesëmarrjen e Big Bastës në Ferma Vip.

 

Sipas thashethemeve, Vesa nuk ishte shumë dakord që bashkëshorti i saj të largohej për një kohë të gjatë nga familja dhe të merrte pjesë në një program që kërkon angazhim të madh. Dyshimet për një mundësi tensioni u përforcuan mbrëmjen e djeshme, gjatë hyrjes së Big Bastës në spektakël. Kur ai përshëndeti djalin e tij, ai nuk dha asnjë përshëndetje për Vesën.

 

Prezantuesja e spektaklit, e dukshme në shenjë kureshtie, e pyeti atë nëse do të përshëndeste vetëm djalin, ndërsa Big Basta, pas një pauze të shkurtër, dha një përgjigje të ftohtë: “Djalin dhe familjen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here