Finalja në 19 prill – A u zbuluan “pa dashje” edhe finalistët?

0
763

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Big Brother VIP Albania 4

 

 

zbuloi zyrtarisht datën e finales, e cila do të mbahet më 19 prill.

Lajmi emocionoi banorët dhe publikun, duke shënuar nisjen e fazës më të nxehtë të garës.

Para shpalljes së datës, produksioni surprizoi banorët duke u transmetuar momentet e tyre të para në shtëpi. Kjo solli një valë emocionesh dhe nostalgjie, por një detaj tjetër ka marrë vëmendjen e ndjekësve të spektaklit.

Në rrjet po aludohet se produksioni mund të ketë zbuluar “pa dashje” pesë finalistët e këtij sezoni. Arsyeja? Renditja e banorëve që u shfaqën të parët në videot e tyre hyrëse: Egli, Gerta, Rozana, Danja dhe Gjesti.

 

Ky detaj ka nxitur spekulime se këta mund të jenë ata që do të luftojnë për çmimin e madh.

Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt deri në natën e madhe të finales.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here