Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother – ja për çfarë bëhet fjalë

0
303
Gerta Gixhari, BBV4,a

Gerta Gixhari është tashmë banorja më e nominuar në historinë e Big Brother në mbarë botën!

Deri më tani, ky rekord mbahej nga Einxhel Shkira, e cila gjatë sezonit të parë të Big Brother VIP Albania u bë banorja më e nominuar që arriti të mbetej në shtëpi, madje duke shkuar deri në finale.

Por këtë rekord e ka thyer tashmë Gerta Gixhari, e cila në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4 ka qenë e nominuar më shumë se çdo banor tjetër në ndonjë sezon të Big Brother në nivel global.

Pavarësisht nominimeve të vazhdueshme, ajo ka arritur të mbijetojë në shtëpi, duke e kthyer këtë sfidë në një rekord historik.

Për këtë arritje kanë reaguar edhe të afërmit e Gertës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram. Ata kanë ndarë këtë rekord të thyer, duke shkruar:

“Rekordet thyhen vetëm nga ata që nuk dorëzohen kurrë”, shoqëruar me një emoji kupe

 

Ky moment po bën bujë të madhe në rrjetet sociale, ku fansat e Gertës e shohin këtë si një dëshmi të forcës, rezistencës dhe vullnetit të saj për të vazhduar përpara, pavarësisht sfidave brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here