Habit ish-gruaja e Aldos, i jep mesazhin e papritur në shtëpi: “Flirto me vajzat e bukura dhe…”

0
293
Aldo, BBV4

Një moment emocionues u regjistrua ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur banorja Gerta Gixhari theu kutinë e emergjencës me shpresën për të folur me fëmijët e saj.

Megjithatë, ajo u përball me një të papritur, pasi nuk mundi ta përdorte vetë telefonatën dhe duhej t’ia kalonte një banori tjetër.

E përlotur, Gerta vendosi t’ia dhurojë këtë mundësi Aldos, i cili shprehu dëshirën për të folur me ish-bashkëshorten dhe për të marrë lajme për vajzën e tij.

Gjatë telefonatës, ish-bashkëshortja e Aldos jo vetëm që i dha disa informacione për vajzën e tyre, por edhe disa këshilla për lojën e tij në shtëpi.

“Vazhdo kështu siç je, çdo ditë do të doja të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë se sa të shikoja shembuj që i ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet ti japësh forca. Kur Rozana të thotë ke flirtuar me 3, thuaj do flirtoj me 6“, i tha ajo.

Ky moment solli emocione të forta mes banorëve, ndërsa Gerta nuk mundi të fshehte zhgënjimin për faktin që nuk pati mundësinë të dëgjonte zërin e fëmijëve të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here