Gjesti zbulon arsyen se pse nuk e përmendi Eglin kur takoi prindërit e tij

0
121

Në spektaklin e së martës, Gjesti ndau linjën e tij të jetës, duke rrëfyer të mirat dhe sfidat që ka kaluar.

Pas kësaj, ai u surprizua nga prindërit e tij në një takim emocional jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Në këto raste, shpesh thirren edhe persona të tjerë të afërt për t’u bërë pjesë e surprizës, por Egli Tako mungoi.

Kjo ngjalli kureshtjen e Rozana Radit, e cila e pyeti Gjestin pse nuk e ftoi Eglin, pavarësisht se ata nuk kanë qenë kurrë në një lidhje romantike.

Gjesti u shpreh se nuk i kishte shkuar fare ndërmend:
“Nuk më ka rënë ndërmend. E shikoja mamin në sy dhe e kisha harruar. Nuk është e lehtë. Nuk e dija a janë ato gjëra si i kisha lënë.”

Me mbi 155 ditë në izolim, duke kaluar nga Big Brother VIP Kosova në atë të Shqipërisë, Gjesti duket se është përqendruar tek gara, ndërsa raporti i tij me Eglin mbetet një mister për publikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here