I përmend babain e ndjerë, rëndohet situata deri në prekje fizike mes Laertit dhe Valbonës (Video)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, tensionet mes Laert Vasilit

 

dhe Valbona Mhillit kanë arritur kulmin, duke çuar në një ndarje të papritur mes tyre si një banor i vetëm.

Gjatë spektaklit të së martës, Laerti deklaroi se dëshiron të ndahet nga Valbona dhe të shkojë në një televotim kokë më kokë me të. Ky vendim shkaktoi reagimin e fortë të Valbonës, e cila u ndje e tradhtuar, duke e akuzuar atë se po e linte në mes të lojës pas një afrimiteti të krijuar mes tyre.

Debati mes tyre është përshkallëzuar ditën e sotme kur Valbona përmendi babanë e ndjerë të Laertit, gjë që e acaroi aktorin.

Nga fjalët e ashpra, situata degjeneroi deri në prekje fizike, me Valbonën që e shtyu Laertin dhe e akuzoi si tradhtar dhe të pabesë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Valbona: A është krenar babai i yt atje ku është, a është krenar.

Laerti: Prapë e përmende, ç’punë ke ti me të ndjerët.

Valbona: O i pabesë, ku e ke besën.

Laerti: Çfarë po bën.

Valbona: Motrës tënde po t’ia bëje kështu si do të ndiheshe.

Laerti: Ç’punë ke ti me motrën time.

Valbona: Si do të ndiheshe.

Laerti: Çka, a e njeh.

Valbona: Si do të ndiheshe po ta përdornin motrën tënde o Laert Vasili. O tradhtar, o i pabesë, o i pafytyrë.

Laerti: Ty të ka akuzuar shtëpia se luan me tri katër standarde. Lëre nënën time aty ku është.

More From Forest Beat

Pas daljes se saj flet Milaim Zeka: Valbona ka një lidhje...

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ka qenë Milaim Zeka për të diskutuar     në lidhje me situatat dhe banorët e edicionit të katër të...
tvshow
1
minute

Pak para gjysmë finales Olta Gixhari bën veprimin e habitshëm për...

Gerta Gixhari që në hyrjen e saj në ‘Big Brother VIP Albania   ’ është njohur si motra e Oltës, ani pse rrugëtimi i tyre ishte...
tvshow
0
minutes

Reagon për herë të parë Rizarta pasi Ledioni e turpëroi publikisht

Pas polemikave të shumta që u ngritën në rrjet   pas batutës së Ledion Liços ndaj saj në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Albania,...
tvshow
0
minutes

“Pas Big-ut do të zhdukem”, Gjesti ndryshon mendim në lidhje me...

Gjesti dhe Egli Tako kanë diskutuar sërish pas përfundimit të spektaklit të së martës. Ata kanë sqaruar njëri-tjetrin për gjërat brenda, veprimet dhe gjërat...
tvshow
0
minutes