“Çfarë të bëri të ndryshosh mendim?” – Jozi dhe Loredana drejt pajtimit, dyshja shfaqen të përqafuar në shtëpinë e BBVA 4

Pas javësh tensionesh dhe distancimi, duket se ish-çifti Jozi dhe Loredana kanë filluar të ndreqin raportet e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë ditës së enjte, dyshja u panë duke shkëmbyer një përqafim të ngrohtë, një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe ndjekësit e programit.

Ndërkohë, të nesërmen, Loredana e pyeti Jozin: “Çfarë të bëri të ndryshosh mendjen?”

Jozi iu përgjigj sinqerisht: “Për Zotin e madh, thjesht nuk e durova dot ditëlindjen time të kalonte ashtu. Më dukej e pabesueshme që ti reagoje në atë mënyrë”.

Dyshja u ndanë pas largimit të Jozit nga shtëpia, dhe kur ai u rikthye, krijoi afrimitet me një banore tjetër, Olën, duke sjellë më shumë tension mes tij dhe Loredanës.

Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë se ata kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe janë në rrugën e rikthimit të një raporti më të afërt.

Mbetet për t’u parë nëse afrimi mes tyre do të çojë në një pajtim të plotë apo në komplikime të reja në dinamikën e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

 

More From Forest Beat

Horoskopi

Mosha është thjesht një numër! Këto janë 5 shenjat e horoskopit...

Njihuni me 5 shenjat e horoskopit që zbukurohen me kalimin e viteve! Demi Me kalimin e viteve këta persona bëhen edhe më elegantë. Nuk e humbin...
ShowBizi
1
minute
Ora Verore

Rikthehet Ora Verore/ Ja kur do te ndodhe ndryshimi i akrepave...

Me ardhjen e pranverës vjen edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin me 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më...
ShowBizi
0
minutes
Gjesti, BBV4,a, Egli Tako

Cfare ndodhi papritur? Egli i bie me shuplakë Gjestit? DEL VIDEO

Dyshja e njohur e Big Brother Vip Albania 4, Egli Tako dhe Besart Kelemendi i njohur si Gjesti, kanë pasur shumë ulje e ngritje...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi, Meri Shehu

Ceshtjet ekonomike do shpalosen me se miri po mos…/ Parashikimi i...

Dashi Sot dita do kete romance te fshehte dhe gjithcka qe keni enderruar mund ta enderroni serish. Demi Nje dite e kendshme me deshiren per te shijuar...
ShowBizi
1
minute