Xheneta i publikoi bisedat intime, reagon Driloni: “Kam qenë në Big Brother” — përmend Gjestin

Driloni ka reaguar pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta dhe ka pranuar

 

se komunikimi mes tyre ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka dhe lojë, që ka ndodhur në javën e parë pas përfundimit të BBVK3.

Ai tha se në atë moment ende ndiente ndikimin e qëndrimit brenda shtëpisë dhe se bisedat nuk ishin serioze.

“Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videon dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj”.

Ai shtoi se Xheneta e kishte kuptuar që ishte një lojë dhe madje e kishte përmendur një premtim që Driloni kishte dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

“E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni”.

Megjithatë, boksieri ka kërkuar falje për situatën e krijuar, duke pranuar se ndoshta ishte një gabim që nuk duhej ta bënte më.

“Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”

More From Forest Beat

‘Ka hyrë veç për hakmarrje, Egli është lutur korridoreve të Topit’,...

Po flitet me të madhe që Gjesti do të largohet nesër nga shtëpia më e famshme. Informacioni është i pakonfirmuar mirëpo është duke u përhapur...
tvshow
0
minutes

Publikohen statistikat, Egli Tako mund ti rrembej cmimin e madh Gjestit...

Reality show-t janë gjithnjë një burim i pashtershëm diskutimesh dhe interesit të publikut. Dy nga emrat më të përfolur kohët e fundit, Egli Tako dhe...
tvshow
0
minutes

Egli i ra audienca në rrjete sociale, reagon ashpër menaxherja e...

Egli Tako pas rikthimit të saj në shtëpinë e Big Brother, humbi mijëra ndjekës në rrjete sociale. Ky fakt bëri bujë të madhe në media...
tvshow
0
minutes

Luiz Ejlli apo Luana Vjollca? Zbulohet kush do ta prezantojë “Ferma...

Pas shumë spekulimeve se Luiz Ejlli mund të merrte     drejtimin e “Ferma VIP”, duket se tashmë është konfirmuar moderatorja e re: Luana Vjollca! Sipas burimeve të...
tvshow
0
minutes