Familjarët e Gjestit të ashpër me Eglin pas rihyrjes në BBVA! Bëjnë reagimin e papritur

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë nga ndjekësit e formatit, përfshirë këtu edhe familjarët e Gjestit.


Në një postim të bërë së fundmi në InstaStory-n e tij, në një shkrim të gjatë, thuhet ndër të tjera se personazhet e rikthyer në shtëpi po përpiqen ta rrëzojnë Gjestin, duke përdorur ato çka kanë parë jashtë.

“I vijnë njerëz që kanë pasur fatin të dalin jashtë, të mbushen me informacione të freskëta e t’ia servirin ato të përzgjedhurat për ta thyer, për ta rrëzuar duke e nxitur të dyshojë te vetja dhe të humbasë busullen e lojës”- thuhet ndër të tjera në postim.

Pas rikthimit të saj, Egli ka ndryshuar totalisht sjellje kundrejt Gjestit, duke e bërë këtë të fundit konfuz në lidhje me informacionet që ajo mund të ketë marrë jashtë shtëpisë.

Postimi i plotë:

“I mbyllur per me shume se 150 dite, pa qasje ne boten e jashtme, pa e shijuar luksin e thashethemeve apo gjykimin e turmes, pa e ditur cfare mendon bota, qe nuk ndjen as duartrokitjet e atyre qe e duan, por e as “perbuzjen” e atyre qe nuk e duan por serish e ndjekin ne cdo levizje tijen.

I vijne njerez qe kane pasur fatin te dalin jashte, te mbushen me informacione te fresketa e t’ia servirin ato te perzgjedhurat per ta thyer, per ta rrezuar duke e nxitur te dyshoje te vetja dhe te humbase busullen e lojes. E megjithate, ka ende fuqine ta shnderroje gjithe kete presion ne burim force te pashterrshme.

Nese ka nje fitore qe eshte me e veshtira ne te gjitha historite e Big Brother-ave eshte kjo. Jo nje fitore qe vjen gjithmone me brohoritje, por ajo qe vjen pasi ke kaluar neper humnere, kur gjithcka ka punuar kunder teje, pa asnje dritare te hapur, pa asnje dore te shtrire por vetem me nje shpirt qe refuzoi te mposhtet. Kjo eshte nje fitore qe nuk kuptohet nga te gjithe, por peshon me rende se cdo gje tjeter.”

More From Forest Beat

Horoskopi, Meri Shehu

Mërkuri rikthehet për të na dhënë një “mësim”, Meri Shehu tregon...

Interesante e cilësoi Meri Shehu këtë javë për shenjat e horoskopit. Në programin “Rudina” në Tv Klan astrologia tregoi klimën e javës, ku për secilën...
ShowBizi
6
minutes
Olsa Muhameti. BBV, Gjesti,a

Olsa Muhameti zbulon arsyen pse nuk e shikon Gjestin fitues të...

Olsa Muhameti në daljen e saj të fundit ka folur për Big Brother Vip. Në një moment të intervistës ajo ka folur për largimin...
ShowBizi
0
minutes
Egli Tako, BBV4,a

Hyri të Shtunën dhe do të dal të Martën?! Egli bënë...

Një moment i papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Egli Tako ka ndarë me Gjestin një informacion që duket...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi

Parashikimi i horoskopit per sot: Kontrolloni emocionet tuaja dhe çlirohuni nga...

Dashi/Ka gjasa që gjatë ditë të përballeni me një konflikt. Kërkoni mbështetjen e familjarëve për t’ju ndihmuar në këtë çështje. Partneri/partnerja juaj do t’ju përgatisë...
ShowBizi
2
minutes