A do ribashkohej me Gjestin? Xheneta flet pa ‘doreza’, sqaron pse hyri në BBV4

Ish-e dashura e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” pas spekulimeve rreth qëllimit të vërtetë të hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Në mesazhin e saj, Xheneta sqaron se pranimi i sfidës së mos reagimit nuk kishte të bënte me ndonjë ndjenjë mallëngjimi apo dëshirë për ribashkim me dikë specifik.

Ajo thekson se qëllimi i saj ishte të tregonte se njerëzit që nuk kanë guxim të përballen drejtpërdrejt, shpeshherë krijojnë versione të ndryshme pas shpine.

“Nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim”, shprehet ajo, duke përgënjeshtruar aludimet mbi motivet e saj.

Xheneta gjithashtu nënvizon se ka vijuar përpara në jetën e saj private dhe është e shkëputur nga gjithçka që ka ndodhur mes tyre.

“Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij”, shton ajo.

Në fund, Xheneta lë të kuptohet se e vërteta do të zbulohet së shpejti, duke lënë ndjekësit e saj të presin për më shumë zhvillime.

More From Forest Beat

Egli Tako, BBV4,a

Vetem nje dite nga rikthimi,familjarët e Eglit marrin ‘VENDIMIN’ e papritur...

Gazetari Ronaldo Sharka ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të rikthimit të Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke...
ShowBizi
0
minutes
Laerti, BBV4, Valbona,a

“Nuk ka ndjenja, i kujton dikë nga jashtë”/ Ilnisa bën deklaratën...

Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në “Big Brother VIP 4” ka shkaktuar diskutime të nxehta, veçanërisht pas një momenti kur gazetarja i tha aktorit...
ShowBizi
1
minute
BBV4, Egli, Gjesti,Danja,a

Gerta, Danja dhe Egli bëjnë të papriturën ndaj Gjestit

Gerta, Danja dhe Egli vendosën që të mos dëgjonin Gjestin, i cili tentoi që t’iu tregonte një gjë për të qeshur. Fillimisht Gjesti shkoi pranë...
ShowBizi
1
minute
BBV4,a

Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë...

Një video e Rozana Radit qarkulloi me të madhe gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale. Pati shumë aludime, pasi në momentin që këngëtarja po futej...
ShowBizi
1
minute