“Nuk ka ndjenja, i kujton dikë nga jashtë”/ Ilnisa bën deklaratën shokuese për raportin Laert-Valbona

Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në “Big Brother VIP 4” ka shkaktuar diskutime të nxehta, veçanërisht pas një momenti kur gazetarja i tha aktorit se ai nuk shprehte dashuri në të njëjtën mënyrë si ajo.

Gjatë një bisede, Laerti u përpoq t’a puthte Valbonën, por ajo u tërhoq dhe i tha:

“Unë dua të të puth kur dua vetë, jo kështu”.

Ky moment ka nxitur diskutime edhe në “Fan Club”, ku Heidi pyeti Ilnisa Agollin nëse ajo mendonte se mes Laertit dhe Valbonës kishte ndjenja të vërteta.

Mikesha e banorit u përgjigj duke habitur të pranishmit, duke thënë se, duke njohur Laertin, ajo nuk besonte se ai kishte ndjenja për Valbonën, por mendonte se ajo i kujtonte dikë nga jashtë.

“Duke njohur Laertin, nuk mendoj se ai ka ndjenja për Valbonën. Më shumë, ajo i kujton dikë nga jashtë”, tha ish-banorja e edicionit të tretë të reality show-t.
Kjo deklaratë shkaktoi kureshtje, duke bërë që Ronaldo të pyeste nëse ngjashmëria mes Valbonës dhe personit që Laerti mund të kishte përmendur kishte të bënte me aspekte fizike, mendore apo intelektuale.

Heidi gjithashtu përmendi një intervistë të mëparshme të Laertit dhe pyeti nëse personi në fjalë kishte lidhje me atë që ai kishte përmendur më parë.

Ilnisa shtoi se Valbona i kujtonte dikë që Laerti kishte pasur në jetën e tij dhe se ai ishte i përmalluar për këtë person.

“Valbona ia kujton realisht dikë nga jashtë dhe ai është i përmalluar”, tha ajo.

Ky pohim bëri që Shqipes t’i kujtohej një deklaratë e Rozana Radit gjatë Prime-it:

“Ti je i dashuruar”.

Kur Heidi pyeti nëse Rozana e njihte këtë person nga jashtë, Ilnisa e mohoi, duke thënë se nuk dinte që Rozana të njihte dikë nga jeta e Laertit.

“Nuk di që Rozana të njohë dikë nga jeta e Laertit, as vetë Laertin për atë që ai përfaqëson”.

More From Forest Beat

Egli Tako, BBV4,a

Vetem nje dite nga rikthimi,familjarët e Eglit marrin ‘VENDIMIN’ e papritur...

Gazetari Ronaldo Sharka ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të rikthimit të Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke...
ShowBizi
0
minutes
Xheneta, BBV4,a

A do ribashkohej me Gjestin? Xheneta flet pa ‘doreza’, sqaron pse...

Ish-e dashura e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” pas spekulimeve rreth qëllimit të vërtetë të hyrjes së saj në...
ShowBizi
1
minute
BBV4, Egli, Gjesti,Danja,a

Gerta, Danja dhe Egli bëjnë të papriturën ndaj Gjestit

Gerta, Danja dhe Egli vendosën që të mos dëgjonin Gjestin, i cili tentoi që t’iu tregonte një gjë për të qeshur. Fillimisht Gjesti shkoi pranë...
ShowBizi
1
minute
BBV4,a

Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë...

Një video e Rozana Radit qarkulloi me të madhe gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale. Pati shumë aludime, pasi në momentin që këngëtarja po futej...
ShowBizi
1
minute