Partneri i saj i kërkoi distancim, por G-Bani habit me deklaratën për Danjën dhe e fshin menjëherë

Partneri i Danjës, Redi bëri një reagim disa ditë më parë ndaj G-Banit, pas afrimitetit të këtij të fundit me banoren e Big Brother VIP Albania.

“Po më soset durimi, nuk i kam borxh asigjo”, shkroi Redi, koment i cili më pas iu tregua edhe G-Banit brenda shtëpisë.

Nisur nga fjalët e Redit, G-Bani i kërkoi falje publikisht, ndërsa shtoi se do të distancohet menjëherë nga Danja.

Mirëpo ditën e sotme, Bani ka bërë një postim të gjatë në Instagram, ku “mbush” me komplimente Danjën pas përplasjeve të fundit në shtëpi me banorët e tjerë.

Në postimin e tij, të cilin e fshiu më pas, Bani shkruan: “Prandaj i quaja ushtarë. Ndaj i quaja llum dhe skutha. Se e dija që të qëndrojnë afër për të marrë nga shkëlqimi yt. Nuk kishte lidhje me pëlqimin.

Nuk ka pas lidhje kurrë se e kam marrë mesazhin qysh ditën e parë që ke treguar që je e lidhur.

Kishte lidhje me lojën. Ndaj të thoja “pozicionohu”, që të mos përfitojnë nga ti siç përfituan.

Aldo skuthi që e ke mbajt afër dhe sot të përmend mungesë qëndrimi ndaj G-BANIT se pse i buzqeshe pasi të tha legene.

Ndoshta buzqeshe se nuk deshe të lotosh. Ndoshta buzqeshe se e dije që aq sa kam dasht të shaj veten time, aq kam dasht të të ofendoj ty. Për mua je perëndeshë dhe nuk e tërheq k’të mendim sikur të ndodhë ça të ndodhë.

Kam qënë fansi yt qysh sekontin e parë që ke arritur në shtëpi dhe do jem deri sa të kem jetë. Nuk të kam shitur kurrë, as nuk kam tentuar të të blej me informacion apo lajka. Se të kam shumë lart në sytë e mi. Kam dëgjuar shumë epitete nga ti dhe kam duruar shumë sulme e ndërhyrje deri sa kam arrit të ndyj gojën duke të sharë. Ama veç për tu hakmarrë dhe kurrë për të të ul.

Kam ul veten time. E kam dit’ shumë mirë se ça sulmi publik dhe ça legenosje kam marrë për shkak të sjelljes time ndaj teje. Kam dasht të jesh prezente, dhe ajo ka qënë mënyra ime. Të të rri afër, të të komplimentoj, të të mbroj me mënyrën time. Ashtu kam dit, ashtu kam vepruar.

Ama ti kam thënë për të gjithë që po të shesin këto ditë. Për Aldon, Gjestin, Laertin, Rozanën, Gertushin dhe Lori që i kam xhan, dhe gjithë të tjerët që të janë vërsulur. Kur mu tha për Babin që kishte pas probleme shëndetsore, gjeta forcën dhe të kërkova falje para të gjithëve. Jo nga frika. As nga interesi sepse e dija mirë që nuk të shikoj më në jetën time.

Por që të flas brënda teje e të të them që për mua je shumë më shumë se një personazh mediatik. Në se arrin mesazhi im tek ti me ndonjë mrekulli, të lutem mos u dorëzo! Mos u beso, kanë konflikt interesi dhe do i përdorin të gjitha format që të të mërzisin. Nuk ishte se nuk doja të kishe shokë dhe shoqe aty. Ishte se doja të pozicionohesh për ty, jo për mu’. Po të ishte për mu’, vazhdoja lojën. Unë lojën time e braktisa për ty. Mos i beso! Më mirë vetëm! THE WINNER STANDS ALONE”.

More From Forest Beat

Laerti, Valbona, BBV4.a

Laert Vasili puth Valbonën? Dalin pamjet e patransmetuara ne dhomene gjumit...

Valbona dhe Laerti janë dy nga banorët e shtëpisë së ‘‘Big Brother VIP Albania’’, që kanë krijuar një lidhje të veçantë që në fillim...
ShowBizi
1
minute
Egla Ceno, BBV4

Egla Ceno flet për puthjen me Laertin: E kam k…

Ish-fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një reflektim mbi rikthimin në shtëpinë më të famshme në...
ShowBizi
1
minute
At Nikoll Xhufka, BBV4, Valbona

Kërkesa e pazakontë që Valbona i bëri At Nikolla Xhufkës

Ditën e sotme, At Nikolla Xhufka hyri në shtëpi e “Big Brother VIP”, ku për banorët vijon sfida e mosreagimeve. Valbona, sa e pa, e...
ShowBizi
0
minutes
Egli Tako, BBV4,a

Egli Tako do te rikthehet si banore perseri apo si ish-banore...

Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon e spektaklit të...
ShowBizi
0
minutes