Nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP?! Sara Gjoka, mikesha e Eglit tregon me ne fund te vërteten…

E ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në “BBV4”.

Lidhur me daljen e Eglit, tepër të komentuar në rrjet Sara tregoi se ka dëgjuar disa thashetheme të cilat kishin të bënin me qëndrimin e saj brenda shtëpisë.

Thashetheme kam dëgjuar pafund të ndryshme që thonë se është në gjendje shumë të keqe gati që mund të jetë edhe spitalore nga çështja mendore.

Ka edhe thashetheme që thonë se nuk ka dalë fare nga shtëpia dhe prandaj nuk duket askund dhe ndoshta kjo është e gjitha një lojë dhe një pauzë nga produksioni.

Pra mund të jetë e izoluar diku, nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother, është përfolur plot.

Por cilin prej këtyre thashethemeve beson Sara, a mund të rikthehet Egli?

Me gjendjen e Eglit që kam parë kohët e fundit nuk e mendoj një rikthim dhe nuk më duket shumë e besueshme kjo çështja e të mos dalurit nga shtëpia e BBV ende.

Çfarë mendimi ka Sara për raportin që Egli dhe Gjesti patën dhe pse ka ngjallur kaq shumë debat?

Kjo marrëdhënia do të thoja që është reciproke dhe ka dalë Egli shumë skizofrene do thoja apo përndjekëse. Fjalë nga më të ndryshme kam dëgjuar pafund. Nga këndvështrimi im personal do ta anoja fajin nga Gjesti, jo për faktin se ai është djali sepse secili nga ata ka gabimet e veta por edhe Egli në njëfarë mënyre e ka tepruar me reagimet që ka bërë. Unë i vë fajin sepse ka luajtur rolin e manipuluesit. Ka dhënë sinjale mikse.

Sa i përket njohjes me banorët, kur Ronaldo e pyeti ajo u shpreh se:

Me Eglin jam njohur personalisht që më përpara kam pasur disa raporte pune. Kemi qenë në palestër disa kohë dhe jemi rastisur shumë shpesh edhe nëprmjet rrjeteve sociale.

More From Forest Beat

Egli Tako, BBV4,a

Rikthehet Egli! Çfarë pritet të ndodhë të shtunën në Big Brother...

E shtuna e kësaj jave të jetë plot të papritura në Big brother VIP, spektaklin që vetëm thyen rekorde në vende. Në promon e publikuar...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri

“Është koha të bëjmë një rifillim”, astrologia Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin...

Si çdo të premte në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri parashikimin e klimës për javën që vjen për 12-të...
ShowBizi
7
minutes
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri

Sot eklipsi hënor, astrologia Chrysanthi Kalogeri tregon 4 shenjat më...

Mbrëmjen e kësaj të premteje, 14 Mars, qielli do të ndriçohet nga një hënë e plotë e “kuqërremtë”. Astrologët këtë e quajnë eklips hënor, i...
ShowBizi
1
minute
Livia, BBV4, Gjesti,a

Livia i shkon ne krevat Gjestit dhe i merr sendin e...

Mëngjesi i së premtes ka nisur ndryshe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, me një sfidë që ka testuar durimin e banorëve. Këtë...
ShowBizi
1
minute