Publikohet momenti i takimit të fundit mes Eglit dhe Gjestit, para se banorja ta linte shtëpinë

Në një promo të publikuar nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania, u shfaq një moment emocional gjatë largimit të Eglit nga shtëpia, ku ajo përshëndet Gjestin.

Ky moment shënon një tjetër kulm të situatës që ka përjetuar banorja gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Egli ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale, e cila është përshkruar si shumë e rënduar.

Madje, më parë, ajo kërkoi të largohej nga gara, duke treguar se ndihej shumë e lodhur emocionalisht për të vazhduar.

Pas këtij momenti, një zarf i shpërndarë në shtëpi njoftoi se Egli kishte marrë vendimin për të braktisur garën për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Për më tepër, disa prej banorëve të tjerë kanë hedhur akuza ndaj Gjestit, duke thënë se sjellja e tij ndaj Eglit ka ndikuar në gjendjen e saj emocionale.

Ata theksuan se Gjesti nuk ka qenë shumë i sinqertë me të, duke e afruar dhe pastaj duke qëndruar i distancuar, çka ka kontribuar në pasigurinë dhe dhimbjen që ka ndjerë ajo brenda shtëpisë.

Në shumë raste, Egli është parë duke qarë, duke treguar se sa e rënduar ka qenë situata për të.

Momenti i përshëndetjes mes Eglit dhe Gjestit është ndarë për herë të parë, ku Egli shihet duke qarë ndërsa Gjesti e përqafon dhe i thotë “Mos qaj”.

Ky është një moment i mbushur me emocione të forta, që tregon lidhjen mes dy banorëve, por gjithashtu edhe vuajtjen e Eglit.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në shtëpi gjatë spektaklit të nesërm (e shtunë), ku mund të ketë më shumë zhvillime që do të ndikojnë në atmosferën dhe marrëdhëniet mes banorëve të tjerë. /Telegrafi/

More From Forest Beat

Gjesti, BBV4, Egli Tako,a

Pas fjale te Eglit, reagon motra e Gjestit dhe ben veprimin...

Egli Tako pak orë me parë ka bërë reagimin e saj në lidhje me qëndrimin në ‘Big Brother VIP Albania’ duke treguar në detaje...
ShowBizi
0
minutes
Gjesti, Xheneta, BBV4,a

“Më ke puthur edhe …”, Xheneta i kujtoi momentet bashkë, si...

Sfida e mosreagimit i vendosi banorët e “Big Brother Vip” para shumë surprizave gjatë ditës së djeshme dhe sot në shtëpi. Megjithatë, më e papritura...
ShowBizi
0
minutes

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke…” – Gjesti ‘godet’ Xhenetën...

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka hyrë sonte (e enjte) në Big Brother VIP Albania 4. Kjo në kuadër të sfidës...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi

Njihuni me 3 shenjat fatlume të horoskopit! Burime të reja të...

Disa persona duket se kanë një mënyrë të veçantë për të tërhequr para nga burime të papritura – qoftë përmes investimeve të zgjuara, fatit...
ShowBizi
1
minute