Redoni reagon pas daljes së Eglit: “U shokova për gjendjen e saj…”

Pas largimit të papritur të Egli Takos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4, Redon Berani ka reaguar duke shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e saj emocionale.

I ftuar në Top Albania Radio, Redoni tha se, edhe pse ndihet keq për eliminimin e saj, ajo që e shqetëson më shumë është gjendja psikologjike në të cilën Egli kishte arritur.

“Po ndjej keqardhje që ka dalë, por më shumë më vjen keq për gjendjen e saj psikike që ka arritur deri në këtë pikë. Shpresoj që të jetë mirë. U shokova kur e mora vesh, shpresoj që të jetë mirë, por nuk mu duk e besueshme.”

Redoni pranoi se nuk ishte i sigurt se sa nga sjellja e Eglit ishte pjesë e lojës dhe sa ishte një dëmtim i vërtetë emocional, por fakti që ajo zgjodhi të largohej e ka bërë të reflektojë.

“Nuk e kam ditur sa është pjesë e lojës dhe sa është duke degraduar deri në atë pikë që mund të dalë nga loja.”

Ai gjithashtu shtoi se, përtej lojës dhe çmimit, e rëndësishme është që Egli të kujdeset për veten dhe të mos bëhet temë diskutimi në mënyrë të gabuar.

“Nuk ka rëndësi çmimi dhe loja, por që ajo të ketë kujdes për veten dhe si trajtohet si temë.”

More From Forest Beat

Egli Tako, BBV4,a

Rikthehet Egli! Çfarë pritet të ndodhë të shtunën në Big Brother...

E shtuna e kësaj jave të jetë plot të papritura në Big brother VIP, spektaklin që vetëm thyen rekorde në vende. Në promon e publikuar...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri

“Është koha të bëjmë një rifillim”, astrologia Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin...

Si çdo të premte në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri parashikimin e klimës për javën që vjen për 12-të...
ShowBizi
7
minutes
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri

Sot eklipsi hënor, astrologia Chrysanthi Kalogeri tregon 4 shenjat më...

Mbrëmjen e kësaj të premteje, 14 Mars, qielli do të ndriçohet nga një hënë e plotë e “kuqërremtë”. Astrologët këtë e quajnë eklips hënor, i...
ShowBizi
1
minute
Livia, BBV4, Gjesti,a

Livia i shkon ne krevat Gjestit dhe i merr sendin e...

Mëngjesi i së premtes ka nisur ndryshe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, me një sfidë që ka testuar durimin e banorëve. Këtë...
ShowBizi
1
minute