Ylli Merja: Si të luftoni lodhjen e këputjen me bimë mjekësore: Të sëmurët me…

Njeriu në vetvete është produkt i natyrës dhe bashkëpunon me të edhe pse në shumë raste ai abuzon me këtë pasuri të madhe, pra nuk i zbatojnë ligjësitë e saj.

Por kjo ndikon në shëndetin e njeriut, mbarëvajtjen e mirëqenien e tyre.

Po të vërejmë efektin përvëlues të diellit në ditët e sotme është shumë herë më i lartë sesa 30 vite më parë e kjo pasi vetë ne kemi prishur balancën e shtresave të ajrit dhe të përbërësve të tij.

Gjithë ky disbalancim ka ndikuar që të rritet sasia e gazit karbonik nga ndotësit e ajrit (tymrat, makinat) që shoqërohet me efekte negative te rrezatimi diellor.

Vlen të theksoj se ajri i keq i mbushur me grimca (bakterie, spore kërpudhash) përmban edhe gazra të rrezikshëm për shëndetin tonë e zakonisht ndotja më e madhe paraqitet në zonat urbane.

Pra, ky përbërës që futet në rrugët respiratore, shkon në mushkëri e bëhet shkëmbimi i gazit karbonik me oksigjenin, por gazi që merr gjaku nuk është më i pastër, por i kontaminuar.

Më tej ky gjak jo i pastër shkon në tru, muskuj e qeliza dhe duke mos pasur cilësi do të shfaqen efektet e para negative në sistemin nervor, qarkullimin e gjakut e organet e tjera.

Më të predispozuarit për t’u prekur nga ky problem, janë të gjithë individët e prekur nga astma e ne iu rekomandojmë që të përdorin një çaj me lule bliri, aguliçe, thundërmushkë, zhumbricë apo dhe një përzierje kundër kollës.

Të sëmurët me astmë duhet të kenë parasysh në stinën e verës se ajri thahet e përqindja e lagështirës së tij bie nën 50%, çka sjell edhe vështirësi në frymëmarrje te këta të sëmurë.

Ne do këshillojmë që dyshemeja të laget disa herë në ditë, pra të bëhet një pastrim natyral i ajrit brenda ambienteve të shtëpisë.

Krahas kësaj rekomandohet edhe përdorimi i propolisit të bletës, duke konsumuar 10 pika në ditë pasi do të shërbejë si një ngacmues për të gjithë receptorët (ndikon në tensionin e gjakut, gjëndrat endokrine, zgjeron pulmonet). Propolisi i bletës është një fuqizues shumë i mirë i punës dhe anës fiziologjike të organizmit.

Lodhja dhe këputja

Ulja e shtypjes atmosferike ndikon në gjithë sistemin tonë të qarkullimit të gjakut e zemra pompon gjak me vështirësi, kështu që në këto raste personat që vuajnë nga tensioni e problemet kardiovaskulare duhet të përdorin bimën e murrizit. Kjo e fundit gjendet pothuajse në të gjitha trevat e Shqipërisë e ndikon në zgjerimin e arterieve, veçanërisht të atyre koronare. Në këtë mënyrë mbrohet zemra e parandalohet infarkti. Ka edhe bimë të tjera si gjethet e ullirit, lëvorja e shelgut, trëndafili, boronica apo çaji kolesterol që forcojnë zemrën. Personat më të predispozuar që goditen nga ndryshimet klimaterike janë ata që vuajnë nga reumatizma. Për një kohë të gjatë arteriet e këtyre të sëmurëve fillojnë të dobësohen e kur ulet shtypja atmosferike, venat ngushtohen. Për të rritur rezistencën e trupit, ky grup të sëmurësh duhet të përdorin pak propolis për të marrë fuqi, si dhe çajin e reumatizmit e vajin e sinapit. Ky i fundit mund të përdoret duke masazhuar kyçet dhe ka vaj dafine, livando në përbërjen e tij.

Problemet me tensionin

Të sëmurët me tension mund të përdorin çaj me gjethe ulliri apo boronicë që shërbejnë për normalizimin e qarkullimit të gjakut. Duhet ti kushtohet një vëmendje e veçantë pastrimit të trupit nga toksinat në mënyrë që të bëhet detoksifikimi i mëlçisë. Kështu duhet të pini 2 gota ujë në mëngjes dhe një lugë gjelle me vaj ulliri, ndërsa vaji i lirit dhe ai i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme për pastrimin dhe forcimin e organizmit. Organizmi fillon të pastrohet dhe mjalti mund të sjellë çlirimin e toksinave, gjithashtu. Por mund të përdoren edhe farat chia, të përziera me mjaltë, e në këtë mënyrë trupi do të fitojë fuqinë e mëparshme brenda 2-3 ditësh. Vlen të theksohet që në momentin e parë që njeriu ndjen këputje apo lodhje mund të nisë të bëjë gjimnastikë edhe në kushte shtëpia apo në natyrë.

More From Forest Beat

Ylli Merja

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, tha...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Fara e Zeze

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai theksoi se ky...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Tullacet

Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e...

Mjeku popullor Ylli Merja tha se ai ka kuruar raste me alopeci areata, duke bërë që pacientëve t’u mbijnë sërish flokët. I ftuar në “Good...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes