“Rrenë qoftë” – bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Mbrëmjen e djeshme, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga nata e parë e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ky moment ishte veçanërisht interesant për Gjestin, i cili hyri më vonë në garë dhe nuk kishte shumë informacion mbi ngjarjet e natës së parë, pasi u bë pjesë e BBVA menjëherë pas rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Një nga skenat që ngjalli më shumë reagime ishte hyrja e të dashurës së tij, Egli, në shtëpi. Në natën e parë, Egli kishte marrë rolin e prezantueses për të futur një banor tjetër, Olsi Abazin. Por konfuzioni erdhi nga mënyra se si prezantuesi Ledion Liço e tha emrin e tij, duke përmendur vetëm “Olsi”.

Kjo krijoi aludime mes publikut se mund të bëhej fjalë për ish-partnerin e Eglit, aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.

Kur pamjet u transmetuan për banorët, edhe vetë Gjestit i shkoi mendja te Olsi Bylyku dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm.

Ai u shpreh me shaka: “Rren qoftë!”, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve dhe duke bërë që momenti të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.

Kjo situatë jo vetëm që u bë virale, por gjithashtu shtoi një dozë argëtimi në shtëpi, ndërsa banorët patën mundësinë të rikujtojnë dhe të komentojnë hyrjen e tyre në spektakël. /Telegrafi/

More From Forest Beat

Horoskopi, Meri Shehu

Mërkuri rikthehet për të na dhënë një “mësim”, Meri Shehu tregon...

Interesante e cilësoi Meri Shehu këtë javë për shenjat e horoskopit. Në programin “Rudina” në Tv Klan astrologia tregoi klimën e javës, ku për secilën...
ShowBizi
6
minutes
Olsa Muhameti. BBV, Gjesti,a

Olsa Muhameti zbulon arsyen pse nuk e shikon Gjestin fitues të...

Olsa Muhameti në daljen e saj të fundit ka folur për Big Brother Vip. Në një moment të intervistës ajo ka folur për largimin...
ShowBizi
0
minutes
Gjesti, BBV4,a, Egli Tako

Familjarët e Gjestit të ashpër me Eglin pas rihyrjes në BBVA!...

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë nga ndjekësit e formatit, përfshirë këtu edhe familjarët...
ShowBizi
1
minute
Egli Tako, BBV4,a

Hyri të Shtunën dhe do të dal të Martën?! Egli bënë...

Një moment i papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Egli Tako ka ndarë me Gjestin një informacion që duket...
ShowBizi
0
minutes