Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin

Pas një periudhe të vështirë mes tyre, ku Gjesti e kishte injoruar totalisht dhe e kishte bërë Eglin të qante me dënesë, duket se dyshja më në fund ka arritur të rikthejë komunikimin.

Në mbrëmjen e djeshme, ata u panë duke biseduar sërish, me Gjesti që vazhdonte të fliste për ish-partneren e tij, Xhenetën.

Ai nuk kurseu kritikat ndaj saj, duke treguar se sa shumë ajo e kishte dëmtuar emocionalisht dhe se nuk e besonte sinqeritetin e saj.

Më vonë, kur të gjithë banorët ishin shtrirë për të fjetur, një moment i papritur ndodhi.

Gjesti ftoi Eglin në shtratin e tij. Pa hezituar fare, Egli, e buzëqeshur, kaloi menjëherë në shtratin e tij, duke e lënë pas tensionin e ditëve të fundit.

Ajo u shtri afër tij me një buzëqeshje vesh më vesh, gati për të kaluar natën pranë tij.

Nga larg, Valbona u dëgjua duke thënë me ironi: “Mos ju paftë syri i keq”.

Ndërsa Gjesti, i qetë dhe me humor, u përgjigj: “Po xhelozojnë”.

Ky moment ka ndezur sërish diskutimet mes banorëve dhe ndjekësve, të cilët tani presin të shohin se si do të vijojë dinamika mes Eglit dhe Gjestit pas kësaj afërsie të re mes tyre. /Telegrafi/

More From Forest Beat

Egli Tako, BBV4,a

Rikthehet Egli! Çfarë pritet të ndodhë të shtunën në Big Brother...

E shtuna e kësaj jave të jetë plot të papritura në Big brother VIP, spektaklin që vetëm thyen rekorde në vende. Në promon e publikuar...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri

“Është koha të bëjmë një rifillim”, astrologia Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin...

Si çdo të premte në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri parashikimin e klimës për javën që vjen për 12-të...
ShowBizi
7
minutes
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri

Sot eklipsi hënor, astrologia Chrysanthi Kalogeri tregon 4 shenjat më...

Mbrëmjen e kësaj të premteje, 14 Mars, qielli do të ndriçohet nga një hënë e plotë e “kuqërremtë”. Astrologët këtë e quajnë eklips hënor, i...
ShowBizi
1
minute
Livia, BBV4, Gjesti,a

Livia i shkon ne krevat Gjestit dhe i merr sendin e...

Mëngjesi i së premtes ka nisur ndryshe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, me një sfidë që ka testuar durimin e banorëve. Këtë...
ShowBizi
1
minute