“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura,Babai i tij…

Një debat i fortë verbal mes Jozit dhe Gjestit menjëherë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother Vip Albania të së martës,

ka degraduar me ofendime të rënda nga Jozi në drejtim të Gjestit, duke i thënë “Nëse nuk kërkon falje, je kopil i shkinëve”.

Si pasojë e ofendimeve, “Vëllai i Madh” vendosi përjashtimin menjëherë nga gara të Jozit.

Top Channel ka pasur një komunikim ditën e sotme me grupin e menaxherëve të Gjestit, i cili ka reaguar për këtë rast dhe ka treguar sesi është përjetuar kjo deklaratë nga familjarët e tij.

Në këtë komunikim, grupi i menaxherëve të Gjestit kanë deklaruar se familjarët e tij janë prekur shumë nga ky etiketim, duke shtuar se ata janë një familje dëshmorësh dhe kjo është një fyerje tepër e rëndë dhe e dhimbshme.

“Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme. Jo vetëm Gjesti dhe familja e tij, por të gjithë kemi qenë shumë të shqetësuar nga ai koment i cili me bindje themi se nuk ka prekur vetëm Gjestin personalisht, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës. Ai është rritur me vlera të forta familjare dhe kombëtare, me respekt dhe krenari për historinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën për Top Channel.

Pas asaj deklarate nga Jozi, Gjesti përmendi disa herë babanë e tij duke thënë “nuk dua ta dëgjojë, do të mërzitet, ai ka luftuar dhe ka humbur vëllanë në luftë”. Por si e ka pritur i ati i këngëtarit të gjithë këtë situatë?

“Babai i tij është veteran i luftës dhe Gjesti e di shumë mirë çfarë kemi kaluar ne si popull. Xhaxhai i tij ka dhënë jetën për këtë tokë dhe ende sot është i zhdukur, as varrin nuk ja dinë. Dhe tani të dëgjojë djalin e tij që fyhet me një shprehje aq të rëndë që i mohon identitetin dhe historinë e familjes, është e papranueshme dhe e dhimbshme, jo vetëm për ne, por për çdo familje që ka sakrifikuar për lirinë”, theksuan ata.

Si e pritën vendimin për përjashtimin e Jozit?

“Të lumtur që produksioni mori masa të menjëhershme!”, tha ai.

Të pyetur nëse familjarët e Gjestit kanë një mesazh për Jozin, deklaruan: Duhet të them që ne jemi të prekur dhe nuk i falim këto fjalë. Kërkojmë respekt. Të gjithë mund të kenë debate dhe mospajtime brenda një loje, ama askush nuk ka të drejtë të fyejë dikë në mënyrë kaq të rëndë dhe të prekë në plagë që ende nuk janë shëruar. Shpresojmë që si shoqëri të mësojmë të respektojmë njeri-tjetrin, sepse gjaku qe është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh.

 

More From Forest Beat

Laerti, Valbona, BBV4.a

Laert Vasili puth Valbonën? Dalin pamjet e patransmetuara ne dhomene gjumit...

Valbona dhe Laerti janë dy nga banorët e shtëpisë së ‘‘Big Brother VIP Albania’’, që kanë krijuar një lidhje të veçantë që në fillim...
ShowBizi
1
minute
G Bani, BBV4, Danja

Partneri i saj i kërkoi distancim, por G-Bani habit me deklaratën...

Partneri i Danjës, Redi bëri një reagim disa ditë më parë ndaj G-Banit, pas afrimitetit të këtij të fundit me banoren e Big Brother...
ShowBizi
3
minutes
Egla Ceno, BBV4

Egla Ceno flet për puthjen me Laertin: E kam k…

Ish-fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një reflektim mbi rikthimin në shtëpinë më të famshme në...
ShowBizi
1
minute
At Nikoll Xhufka, BBV4, Valbona

Kërkesa e pazakontë që Valbona i bëri At Nikolla Xhufkës

Ditën e sotme, At Nikolla Xhufka hyri në shtëpi e “Big Brother VIP”, ku për banorët vijon sfida e mosreagimeve. Valbona, sa e pa, e...
ShowBizi
0
minutes