Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

Spondiliartroza është deformimi i kockave të shkurtra të shtyllës kurrizore, pra këto janë vertebrat, të cilat realizojnë mbajtjen drejt të gjithë kafazit të kraharorit, të pjesës së mesit dhe bëjnë lidhjen e kokës me pjesën e poshtme të trupit.

Pra, nëse do ta shikojmë sistemin eshtëror, kockat e sistemit vertebral janë më të shkurtra me një pjesë të harkuar në mes, mbështeten mbi njëra-tjetrën dhe në kushte normale ato formojnë deri në 4 deviacione të lehta, me një kënd 5-7 gradë.

I pari është deformimi i qafës, pra pjesa cervikale anon pak para, më tej vjen pjesa e toraksit që zgjerohet pak mbrapa, vjen pjesa lumbare që nga veshkat e poshtë prapë pëson një deformim.

Nëse deformimi fillon e thellohet, atëherë në brendësi të këtyre vertebrave është palca kurrizore, e cila fillon të shtypet dhe në të dy çiftet e saj dalin fijet nervore që japin dhimbje të vazhdueshme.

Dy format e saj, qoftë pjesa cervikale apo ajo lumbare, ku mund të ndodhi deformimi më i madh, ijep dhimbjet përkatëse. Në rastet kur kemi deformime në pjesën cervikale, mund të japë dhimbje koke.

Simptomat

Në shumë raste pacientët mendojnë se kanë dhimbje koke apo migrenë e shkojnë bëjnë rezonancën apo elektrokardiograma.

Por një deformim i kockave të rrumbullakëta të pjesës cervikale, shtyp nervat, i komprimon ato, dhe gjithë sistemi nervor, si pasojë, jep dhimbje të vazhdueshme.

Dallimi i simptomave është thelbësor, pra pacienti duhet të dijë ku të drejtohet.

Nëse ka dhimbje 5-6 ditë dhe ditët e tjera është i qetë, do të thotë që ka migrenë.

Por nëse dhimbjet janë të vazhdueshme gjatë gjithë ditëve të muajit e madje ka dhe ndonjë mpirje të krahut apo të dy gishtave të njërës dorë, atëherë pacienti vuan nga cervikalja.

Nëse ka pak dhimbje qafe, e mandej dhimbje në pjesën e mbrapme të kokës, kjo është cervikale e pastër.

Faktorët

Deformimi i shtyllës kurrizore ka dy faktorë. E para është pesha e viteve, një njeri që ka ngritur pesha e është mbi 50-55 vjeç, atëherë ai edhe mund të ankohet nga deformimi i shtyllës kurrizore. Pra, vuan nga spondiliartroza. Por vitet e fundit kjo sëmundje po shfaqet edhe te brezat e rinj, e këta të fundit kanë tendencën të kërrusen pak të mbajnë sytë afër celularit apo ekranit të kompjuterit për orë të tërë. Por kjo do të thotë se shtylla kurrizore e këtyre personave nuk ka atë deformimin fiziologjik, por fillojnë shtypjet e nervave e palcës kurrizore dhe kockat fillojnë të marrin formën e një “u-je”. Ne kemi vënë re shumë të rinj që ankohen nga kjo sëmundje.

Parandalimi i dhimbjeve

Dhimbjet nga kjo sëmu-ndje vijnë në mënyrë graduale, të përshkallëzuar, pra ky person duhet të ketë parasysh këto këshilla. Së pari, të sëmurët duhet të bëjnë ushtrime gjimnastikore 10-15 minuta në ditë, pasi lehtësohet gjithë sistemi eshtëror muskulor, nxitet qarkullimi i gjakut në këto artikulacione. Ky është një shërbim shumë i mirë që mund t’i bëjmë trupit. Së dyti, nëse në mbrëmje fillojmë të bëjmë një rrotullim të qafës, majtas-djathtas, 15 herë, e më pas ulim kokën mbrapa e mjekrën para. Pra, kjo nuk lejon që të kalcifikohen vertebrat me njëra-tjetrën.

Mjekimi popullor

Kurat që duhet të përdori personi konsistojnë në hollimin e gjakut dhe në lehtësimin e tij nëpër kyçe. Prandaj përdorimi i lëvores së shelgut ndihmon shumë në këtë drejtim. Çaji i reumatizmit, gjithashtu, ka aftësinë jo vetëm të hollojë gjakun, por edhe të largojë acidin urik, pra, nxit epitelin renal të veshkës që të largojë këtë acid dhe ta çojë brenda normës. Pra, ndihmon në uljen e edemave nëpër kyçe dhe ul shkallën e dhimbjes në to. Edhe dëllinja është jo vetëm një qetësues i mirë i dhimbjes së kyçeve, por edhe një fuqizues i punës së zemrës. Ndërsa në kushte shtëpie njerëzit mund të përdorin ekstraktin e specit djegës të shoqëruar me pak raki të mirë dhe kripë të zezë; duke i përzier në raportet 100 ml raki, 30 gram spec djegës, 2-3 aspirina dhe një lugë kafe me kripë të zezë. Këto përzihen dhe lihen 3-4 ditë, pastaj mund të përdoret për kockat e kyçet që dhembin. Nëse do përdorim vajin e anticelulitit, lyhet shpina me të, e masazhohen kockat për 2-3 minuta. Pas kësaj mund ta lyejë edhe me vaj sinapi.

More From Forest Beat

Ylli Merja

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, tha...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Fara e Zeze

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai theksoi se ky...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Tullacet

Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e...

Mjeku popullor Ylli Merja tha se ai ka kuruar raste me alopeci areata, duke bërë që pacientëve t’u mbijnë sërish flokët. I ftuar në “Good...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes