Vaji i rigonit, kurues i fuqishëm ndaj infeksioneve në fytyrë, Ylli Merja tregon se per cfare sherben…

Në lëkurë ka gjëndra dhe pore, ku gjëndrat prodhojnë yndyre, dhe nëse çekuilibrohet prodhimi i yndyrës, që vjen si shkak i çrregullimit hormonal, atëherë prodhon lëkura më shumë yndyrë.

Pastaj nga mungesa e higjienës në lëkurën e yndyrshme, ngjiten bakterie dhe mikrobe nga ajri dhe shkaktojnë puçrra.

Infeksionet bakteriale mund të merren në sallonet e bukurisë, kur përdoren furça të njëjta dhe nuk dezinfektohen nga njëri person tek tjetri. Gjithashtu, këto infeksione mund të merren kur preket fytyra me duar të palara, sidomos në ambiente publike.

Ose mund të merren nga pastrimi i fytyrës me mjete të padezinfektuara. Shumë infeksione merren edhe te dentisti, madje të gjitha llojet e kontaktit me anë të gjakut mund t’ju shkaktojnë infeksione që çojnë në formimin e puçrrave.

Bakteri që jeton në lëkurën e çdo njeriu i lokalizuar në rrënjën e qimeve quhet Propionibacterium acnes, dhe ushqehet me yndyrën e lëkurës dhe qelizat e vdekura.

Prandaj kur rritet yndyra në lëkurë, rritet edhe sasia e këtij bakteri në fytyrë.

Ky bakter sekreton substanca që e tretin yndyrën e lëkurës dhe e ndihmojnë të rritet. Kur ky bakter shumohet më tepër sesa duhet, sistemi imunitar e lufton dhe prandaj formohen zona të inflamuara fillimisht dhe pastaj pasi ngacmohen krijon më shumë zona të inflamuara.

Më tej, Staphylocoçus është një tjetër bakter që shkakton infeksione në lëkurë dhe akne cistike, gjithashtu, ai jeton në lëkurën e çdo individi.

3 nga 4 njerëz në botë janë të prekur nga aknet, nga mosha 11-30 vjeç. Disa nga llojet e akneve janë: akne cistike, akne postule, ato papule dhe pikat e zeza apo të bardha.

Infeksionet bakteriale mund të merren

në sallonet e bukurisë, kur përdoren furça të njëjta dhe nuk dezinfektohen nga njëri person tek tjetri. Gjithashtu, këto infeksione mund të merren kur preket fytyra me duar të palara, sidomos në ambiente publike. Ose mund të merren nga pastrimi i fytyrës me mjete të padezinfektuara. Shumë infeksione merren edhe te dentisti.

Bllokimi i poreve

Shtesë e prodhimit të vajit sebum

Bakteret

Hormonet ( rritja e nivelit të androgjenit në adoleshencë

Dieta të pasura me shumë sheqer dhe karbohidrate

Ushqimet me yndyrë

Kontraceptivët që parandalojnë shtatzëninë

Konsumi i tepërt i çokollatës

Steroidet që përdoren për rritjen e muskujve

Produktet e qumështit pasi përmbajnë Bovine -hormoni i rritjes dhe nxisin gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më shumë yndyrë, duke nxitur aknet.

Stresi rrit nivelin e androgjenit në organizëm, i cili nxit gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më shumë yndyrë dhe kështu bllokohen poret. Gjithashtu, lëkura nuk rigjenerohet lehtë kur trupi është nën stres.

Llojet e akneve:

Pikat e zeza formohen kur bllokohen poret në lëkurë dhe ngelet nën lëkurë sebumi dhe baktere të ndryshme.
Pikat e bardha formohen nga bllokimi i sebumit nën lëkurë dhe lëkurës së vdekur. Nuk përmban baktere pasi poret janë komplet të mbyllura, nuk ka kontakt me mjedisin e jashtëm.
Aknet inflamatore ndryshe pikat e kuqe dhe të fryra në lëkurë disa nga arsyet e krijimit të tyre janë bakteret, ndryshimet hormonale.
Nodulet janë aknet që kanë infeksion dhe janë të inflamuara, të fryra dhe të skuqura. Kanë rrënjë të thella nën lëkurë.
Cistet formohen kur bllokohen poret dhe bakteret ngelen nën lëkurë, dhe zhvillohen.
Kurat që përdoren
zakonisht kundër akneve:
1) Acidi salicilik i cili ul inflamacionin, largon pikat e zeza duke i hapur poret.
2) Acidi benzoik që vret bakteret, ndalon prodhimin e sebumit Sulfur- antibakterial
3) Vajra të fortë antibakteriale si vaj rigoni dhe vaj nga bima e çajit.
4) Vitamina A- retinoide, të cilat hapin poret dhe i ndihmojnë në pastrimin e tyre.
Kujdesi personal:
Lajeni fytyrën 2 herë në ditë
Mos e prekni me duar gjatë ditës dhe largojini flokët nga fytyra
Përdorni make-up që nuk i bllokon poret e lëkurës
Mos i prekni aknet që janë në lëkurë sepse shtohen
Mos përdorni shumë kafe dhe sheqer
Lajeni fytyrën para se të flini

More From Forest Beat

Ylli Merja

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, tha...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Fara e Zeze

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai theksoi se ky...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Tullacet

Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e...

Mjeku popullor Ylli Merja tha se ai ka kuruar raste me alopeci areata, duke bërë që pacientëve t’u mbijnë sërish flokët. I ftuar në “Good...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes