Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani do te behen pjese e TV KLAN? Ja cfare flitet…

0
349
Arbana Osmani, Eduart Grishaj, TV KLAN

Regjisori i njohur Eduart Grishaj ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ku foli për filmin e tij më të ri, Pasaporta.

Por përtej promovimit të projektit të tij kinematografik, ajo që ngjalli kureshtje ishte deklarata e tij për eksperiencën e parë në ambientet e Klanit.

“Jam shumë i lumtur që po futem në derën e Klanit për herë të parë dhe po e fillojmë bashkë. Është hera e parë.” – u shpreh Grishaj, ndërsa moderatorja e siguroi se studioja e saj sjell fat.

Ai shtoi se nuk kishte qenë asnjëherë më parë në atë televizion dhe madje u shpreh me humor se mezi i gjeti studiot. Por ajo që vuri në dyshim ndjekësit ishte fjalia e tij: “E hapim bashkë kapitullin e ri të televizionit të ri.”

Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje nëse regjisori po paralajmëron një projekt të ri në Tv Klan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here