Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: “Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që k…

Pas spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania, situata mes Gjesti dhe Eglit ka marrë një kthesë të tensionuar.

Marrëdhënia e tyre, që dikur dukej e afërt dhe e veçantë, ka hyrë në një fazë të paqartë, duke lënë Eglin në një situatë të vështirë emocionale.

Përplasja mes tyre u nxit nga distanca që Gjesti ka filluar të mbajë kohët e fundit, duke mos i dhënë asnjë fjalë përfundimtare për natyrën e lidhjes së tyre.

Kjo sjellje ka shkaktuar pasiguri te Egli, e cila pas spektaklit ishte dukshëm e tensionuar dhe e emocionuar.

Në një moment të ngarkuar emocional, Egli iu drejtua Gjestit me fjalë të forta:”Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë. Ndihem në turp pse ndiej një gjë të bukur për një njeri”.

Gjesti, nga ana e tij, mbetet i rezervuar dhe ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për të sqaruar ndjenjat apo qëllimet e tij, duke e lënë situatën në një pikë të paqartë.

Ky tension mes dyshes ka sjellë një tjetër dramë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke rritur kureshtjen e publikut për zhvillimet e ardhshme. /Telegrafi/

More From Forest Beat

Egli Tako, BBV4,a

Rikthehet Egli! Çfarë pritet të ndodhë të shtunën në Big Brother...

E shtuna e kësaj jave të jetë plot të papritura në Big brother VIP, spektaklin që vetëm thyen rekorde në vende. Në promon e publikuar...
ShowBizi
0
minutes
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri

“Është koha të bëjmë një rifillim”, astrologia Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin...

Si çdo të premte në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri parashikimin e klimës për javën që vjen për 12-të...
ShowBizi
7
minutes
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri

Sot eklipsi hënor, astrologia Chrysanthi Kalogeri tregon 4 shenjat më...

Mbrëmjen e kësaj të premteje, 14 Mars, qielli do të ndriçohet nga një hënë e plotë e “kuqërremtë”. Astrologët këtë e quajnë eklips hënor, i...
ShowBizi
1
minute
Livia, BBV4, Gjesti,a

Livia i shkon ne krevat Gjestit dhe i merr sendin e...

Mëngjesi i së premtes ka nisur ndryshe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, me një sfidë që ka testuar durimin e banorëve. Këtë...
ShowBizi
1
minute