Kur lëkura paralajmëron sëmundje…Sklerodermia, sëmundja që plak para kohe / Ylli Merja tregon bimet qe ju duhen per…

Skleroderma, si shfaqet dhe cilat janë mënyrat natyrale për të përmirësuar simptomat

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për një sëmundje autoimune e cila prek më së shumti gratë sesa burrat, skleroderma,

një çrregullim kronik që prek lëkurën, nyjet, enët e gjakut dhe organet e brendshme. Në disa njerëz, skleroderma ndikon vetëm në lëkurë, ndërsa te të tjerë prek edhe enët e gjakut, organet e brendshme ose traktin tretës.

“Sklerodermia shoqërohet me rritjen e kolagjenit përtej normës në inde, kyçe, organet e brendshme, sistemin tretës, mëlçi, veshka, zemër, në arterie dhe vena” shprehet specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

Skleroderma prek gratë më shpesh sesa burrat dhe më së shpeshti shfaqet midis moshave 30 dhe 50 vjeç, por mund të ndodhë në çdo moshë.

Shkaktarët e sklerodermës janë prodhimi nga trupi ose marrja me tepricë e produkteve që përmbajnë kolagjen, ekspozimi i trupit ndaj kimikateve, ulja e sistemit imunitar, por dhe faktorë të panjohur.

Shenjat dhe simptomat ndryshojnë në varësi të asaj se cila strukturë është prekur:

– Trashje, ngurtësim, rrudhosje, puçra në lëkurë
– Gishta të enjtur, të skuqur
– Ulçera, gangrenë në duar, këmbë
– Zbardhje gishtash, shputa e dorës ose e këmbës nga depozitimi i kalciumit
– Ndjeshmëri ndaj uljes së temperaturës (skuqje duarsh, enjtje gishtash, mavijosje lëkure)
– Çrregullim i qarkullimit të gjakut, çrregullim i funksionit të veshkës
– Vështirësi në gëlltitje, djegie stomaku, jashtëqitje shpërthyese
– Frymëmarrje e shkurtër, gulçime
– Kollë e thatë e shpeshtë, cikatrizim në mushkëri
– Anoreksi, anemi
– Rënie floku
– Lëkurë e pigmentuar (pika ose zinxhirë puçrash)
“Edhe pse nuk ka një shërim të plotë për sklerodermën, ekzistojnë trajtime të ndryshme që e mbajnë në kontroll” shprehet specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e simptomave që ndryshojnë nga personi në person dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientit.

“Së pari duhet të pakësohen produktet që përmbajnë shumë kolagjen si mish, peshk, vezë, algat e detit. Gjithashtu duhet të pakësohen produktet që përmbajnë mikroelemente zink, mangan, bakër, produktet që përmbajnë vitaminë E duhet të ulen, frutat e thata dhe të përdorin më shumë perime dhe bimë mjekësore si mëllaga, molla e egër, salepi, murrizi, që përmirësojnë funksionimin e organit që shfaq problemin shëndetësor si dhe ekstrakte e kremra që përmirësojnë problemet në lëkurë” thekson Merja duke vijuar me disa këshilla:

Për skleroderminë në lëkurë

– Lulja e frashërit të bardhë është shumë efikase për t’a pirë si çaj dhe për të shpëlarë lëkurën. Gjithashtu petalet e trëndafilit qetësojnë lëkurën dhe nuk e lënë atë të irritohet.
– Lyejeni lëkurën me ekstrakt variçe dhe uthull molle në raporte të njëjta 1:1. Pasi thahet vendosim krem me kërmill ose kremin Reumer 2 herë në ditë.
Për skleroderminë sistemike

– Për probleme në zemër dhe qarkullim gjaku përdorim: çajin kolestomer 2-3 gota në ditë, propolis me rigon. Çaji me mollë të egër dhe murrizi nuk duhet të mungoje. Kufizojmë mishin, peshkun, fara kungulli, fruta deti, spirulinë
– Për problemet në mushkëri konsumojmë: çajin bronkomer 3 gota në ditë, çaj me fruta pylli 1-2 gota në ditë, propolis me rigon
– Për problemet në mëlçi konsumojmë çaj detoks 3×1 gotë në ditë dhe gjembgomari e mollë të egra.

More From Forest Beat

Ylli Merja

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, tha...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Fara e Zeze

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai theksoi se ky...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Tullacet

Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e...

Mjeku popullor Ylli Merja tha se ai ka kuruar raste me alopeci areata, duke bërë që pacientëve t’u mbijnë sërish flokët. I ftuar në “Good...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes