Prostata ‘qendra dashurore e burrit’/ Shenjat e para të problemeve, zmadhimi i prostatës dhe kurat bimore më efikase me…

Trajtimi i prostatës përmes kurave bimore, cilat janë shkaqet dhe simptomat e sëmundjes dhe çfarë kujdesi duhet treguar

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për trajtimin e prostatës përmes kurave bimore, cilat janë shkaqet dhe simptomat e sëmundjes dhe çfarë kujdesi duhet treguar.

“Prostata është gjendër hormonale mashkullore me sekrecion të brendshëm,

gjendet te meshkujt që nga fëmijëria në dalje të fshikëzës së urinës dhe rrethon të gjithë kanalin e urinës me një madhësi mesatare sa një arrë e cila me kalimin e moshës mund të ketë premisa për t’u zmadhuar.

Funksioni i saj, të prodhojë lëngun prostatik, një sekrecion qumështor që ushqen spermatozoidët, ndihmon të rrëshqasin lirshëm,

dezinfekton rrugën ku kalojnë spermatozoidët” thekson Merja, duke vijuar me sëmundjet që prekin prostatën, të cilat janë: inflamacioni i prostatës (prostatiti), zmadhimi beninj i prostatës, kanceri i prostatës.

Po si të bëjmë një dallim mes simptomave të inflamacionit-prostatiti, zmadhimit të prostatës apo kancerit të prostatës?

“Simptomat e inflamacionit të prostatës janë: dhimbje në pjesën pelvike, dhimbje dhe djegie gjatë urinimit, ndjesi urinimi e shpeshtë, pamundësi dhe vështirësi në urinim, dhimbje gjatë ejakulimit. Ndërsa simptomat e zmadhimit beninj të prostatës janë: vështirësi në urinim, mos zbrazje e fshikëzës së urinës, urinim i shpeshtë, rrjedhje e dobët e urinës, urgjencë në të urinuar, urinim me pika, qëndrim i zgjatur në tualet. Ndërsa sa i takon kancerit të prostatës kemi vështirësi në urinim, bllokim të urinimit, shpeshtësi në urinim, mbetje e urinës reziduale me vlera në rritje, urinim me gjak” thekson Merja.

Shkaktarët e inflamacionit të prostatës janë: infeksioni bakterial i rrugëve urinare, dëmtimet fizike të prostatës, stresi, infeksionet nga marrëdhëniet seksuale me disa partnerë, gurët në veshka. Ndërsa shkaktarët e zmadhimi të prostatës janë: kalcifikimi i prostatës, dëmtimi fizik i saj nga qëndrimet ulur, çrregullimet hormonale, ulja e testosteronit, mangësitë në mikroelementet ushqyese apo shkaqe të paidentifikuara.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thekson se sa më herët të kapim shqetësimet me prostatën, aq më i lehtë bëhet dhe trajtimi, ku trajtimi bimor ka shumë efikasitet. Ndërsa në rastet kur sëmundja e prostatës ka përparuar, Merja këshillon një kombinim mes trajtimit alternativ me bimë dhe ilaçeve mjekësore.

Trajtimi alternativ i prostatës

– Përdorimi i bimëve që nxisin urinimin: hithra, trëndafili i egër, mustaqe misri, bishta qershie, rrush ariu

– Përdorimi i farave që stimulojnë funksionet e gjendrave me sekrecion të brendshëm: gjembgomari, gjembaç, fara hithre, arra, bajame

– Fara që përmbajnë W3, W6, Vitaminë B15, B17. Zvogëlojnë qelizat kancerogjene

– Bimë me veti antibakteriale: dëllinja, karafili i egër, trumza, rigoni, etj

– Bimë që vrasin qelizat kancerogjene: galium verum, galium aparine, rradhiqe

Si duhet të fillojë trajtimi?

– Pakësojmë mishin e kuq, 2 herë në javë

– Përdoren 2-3 vezë në javë

– Konsumohen perimet dhe zarzavatet, përmbajnë antioksidantë, likopene

– Përdoret çaji për prostatën, 3×1 gotë në ditë para buke

– Vaj rigoni, përdoret 3-4 pika në ditë

– Propolisi me rigon, përdoret 3×10 pika në ditë

– Vaj liri ose kungulli, 2 lugë çaji në ditë

– Përzierje farash, arra, liri, farë e zezë, fara hithre

 

SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

More From Forest Beat

Ylli Merja

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, tha...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Fara e Zeze

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai theksoi se ky...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Tullacet

Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e...

Mjeku popullor Ylli Merja tha se ai ka kuruar raste me alopeci areata, duke bërë që pacientëve t’u mbijnë sërish flokët. I ftuar në “Good...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes