‘Kurrë mos thuaj kurrë…’ Ish bashkëshortja e Aldos gati për të hyrë në BBVA dhe për tu bashkuar me ish partnerin? Ja DEKLARATA…

Mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up”, ishte regjisorja Ana Veseli, e cila është ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të këtij edicioni në “Big Brother VIP”.


Ajo ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien që ka sot me Aldon, por dhe ka komentuar lojën e tij.

Pyetje-përgjigje:

E ke parë që ka pasur disa flirte me Livian brenda shtëpisë?

Ana: Për mua nuk është e sikleshme fare. Do doja të ishte një vajzë aty brenda dhe të thoja që kjo është për Aldon. Jam e sigurtë që edhe kur të dilte jashtë do të më kërkonte mendimin tim. Livia me sa duket nuk është e disponueshme emocionalisht, duke thënë që ka pasur një histori që ka qenë e vonshme.

Në një bisedë me Livian, Aldo ka thënë dhe për një mundësi që ju të riktheheni së bashku…

Ana: Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk e kam në natyrë të them kurrë. Por nuk e di. Nëse gjen një vajzë aty, mua do më bëhet qejfi.

Ty si të bën të ndihesh kjo deklaratë e tij?

Ana: Më bën të ndihem mirë patjetër. Kemi bërë një bisedë së bashku pasi të dy kemi bërë seancat e terapisë dhe po pyesnim njëri-tjetrin se çfarë ndiejmë tani për njëri-tjetrin. Përgjigjja ka qenë e njejtë për të dy. Kemi dashuri pa kushte të dy, pa dëshirën për të qenë ‘e imja/i joti’.

Si është raporti i Aldos me vajzën tuaj?

Ana: Disa ditë e mbaj unë dhe disa ditë e mban Aldo, është pothuajse e barabartë. Akira u kënaq shumë kur u fut aty dhe takoi Aldon dhe të nesërmen thoshte ‘do ikim prapë tek shtëpia e babit’. Gocat janë të lidhura shumë me baballarët. Ka një marrëdhënie fantastike me Aldon. Më vinte keq se ishte mësuar që dilnim te kafja e vinte Aldo që ta merrte. Dhe më thoshte ‘mami do ikim te kafja që të vijë babi të më marrë?’.

More From Forest Beat

Xheneta, BBV4,a

A do ribashkohej me Gjestin? Xheneta flet pa ‘doreza’, sqaron pse...

Ish-e dashura e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” pas spekulimeve rreth qëllimit të vërtetë të hyrjes së saj në...
ShowBizi
1
minute
Laerti, BBV4, Valbona,a

“Nuk ka ndjenja, i kujton dikë nga jashtë”/ Ilnisa bën deklaratën...

Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në “Big Brother VIP 4” ka shkaktuar diskutime të nxehta, veçanërisht pas një momenti kur gazetarja i tha aktorit...
ShowBizi
1
minute
BBV4, Egli, Gjesti,Danja,a

Gerta, Danja dhe Egli bëjnë të papriturën ndaj Gjestit

Gerta, Danja dhe Egli vendosën që të mos dëgjonin Gjestin, i cili tentoi që t’iu tregonte një gjë për të qeshur. Fillimisht Gjesti shkoi pranë...
ShowBizi
1
minute
BBV4,a

Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë...

Një video e Rozana Radit qarkulloi me të madhe gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale. Pati shumë aludime, pasi në momentin që këngëtarja po futej...
ShowBizi
1
minute