“Gjesti ka të dashurën jashtë”/ Ish-banorja e BBV plas ‘bombën’: Egli po…

E ftuar në një emision televiziv, ka qenë Françeska Murati.

Ajo ka komentuar më shumë mbi ndodhitë më të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Si i sheh ajo banorët e “Big Brother VIP 4”?

Pjesë nga intervista:

Si të duket Gjesti si lojtar?

Më pëlqen shumë, më duket shumë interesant si karakter. Është një super gol, futja e tij aty. Në momentin që ai u fut në shtëpi kemi ngelur të gjithë me gojë hapur. Ishte fantastike si lëvizje, në lojë, në çdo gjë. Perlë. Është pikërisht personazhi që i duhej shtëpisë. Nëse e gjithë ‘gjella’ ishte gati, ai është ‘kripa’.

A mendon se do të vazhdojë me këtë lloj popullariteti, apo do të jetë si një ‘flluskë sapuni’?

Flluskë sapuni, jo. Sepse ai ka qenë super zjarr edhe para se të hynte në BBV. Kështu që edhe tani që ka hyrë nuk shoh ndonjë ndryshim. Që në fillim të rrugëtimit të tij e deri tani, ai ka qenë super aktiv. Kam përshtypjen që është tipi i tij.

Kush do të ishte një element që do ta dëmtonte Gjestin në BBV?

Shoh që ka ngacmime me Eglin. Shoh që ajo po ‘ia luan’ pak atij. Ka një 48 orë që Egli sikur ka parë disa drona, ka marrë një kthesë tjetër. Por tani ne kemi dhe një vajzë tjetër që po e pret këtë djalin. Sikur po krijohet një trekëndësh dashurie shumë interesant.
Beson se Egli dhe Gjesti mund të jenë çifti i këtij viti?

Jo. Unë nuk besoj tek Egli. Gjesti është me dikë tjetër, nuk është ‘single’, është në një lidhje të konsoliduar, sado që ka pasur ato luhatjet momentet e fundit. Nuk më duket djalë që do e hidhte poshtë atë për një Egli.

More From Forest Beat

Horoskopi, Meri Shehu

Mërkuri rikthehet për të na dhënë një “mësim”, Meri Shehu tregon...

Interesante e cilësoi Meri Shehu këtë javë për shenjat e horoskopit. Në programin “Rudina” në Tv Klan astrologia tregoi klimën e javës, ku për secilën...
ShowBizi
6
minutes
Olsa Muhameti. BBV, Gjesti,a

Olsa Muhameti zbulon arsyen pse nuk e shikon Gjestin fitues të...

Olsa Muhameti në daljen e saj të fundit ka folur për Big Brother Vip. Në një moment të intervistës ajo ka folur për largimin...
ShowBizi
0
minutes
Gjesti, BBV4,a, Egli Tako

Familjarët e Gjestit të ashpër me Eglin pas rihyrjes në BBVA!...

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë nga ndjekësit e formatit, përfshirë këtu edhe familjarët...
ShowBizi
1
minute
Egli Tako, BBV4,a

Hyri të Shtunën dhe do të dal të Martën?! Egli bënë...

Një moment i papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Egli Tako ka ndarë me Gjestin një informacion që duket...
ShowBizi
0
minutes