Sëmundjet e veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Trajtimi me bimë mjekësore sipas Ylli Merjas

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet e veshit në përgjithësi si dhe të veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet e veshit në përgjithësi si dhe të veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore.

Vertigo apo marramendja është një nga shenjat e para më dalluese që na sinjalizon për sëmundjen e veshit të mesëm.

Por kjo sindromë mund të vijë nga shumë probleme shëndetësore siç është dhe çervikalja. Sipas specialistit Merja sëmundja e veshit të mesëm shoqërohet me marrje mendsh, të përziera, të vjella dhe djersitje,

ndjesinë e veshit të mbushur me ujë, zhurmë në vesh apo humbje të ekuilibrit, vështirësi në dëgjim vetëm në njërën anë e shoqëruar shpesh me një ndjesi të presionit në veshin e asaj ane. Shkaqet e sëmundjeve të veshit janë:

· Infeksionet virale, bakteriale, myku

· Futja e ujit në vesh

· Prishja e florës bakteriale, rrjedhja e veshit

· Bllokimi i hundëve nga virozat ose në raste të uljes nga avioni me gojën mbyllur

· Ndryshimi i klimës

· Përhapja e ekzemës në vesh

· Çervikalja, tensioni i ulur, anemia, etj

· Infeksioni i veshit të mesëm

Specialisti Ylli Merja thotë se për të kuptuar më shumë për sëmundjet e veshit së pari duhet të njohim anatominë e veshit. “Pjesa e jashtme e veshit është në formën e një hinke për të mbledhur të gjithë tingujt zanore. Në brendësi të kanalit të veshit ndodhet një pjesë e ngushtë që është timpani, mbi të ndodhet një pjesë kockore që quhet kocka temporale. Nga pjesa e timpanit të veshit dallojmë një si kub të vogël i cili kufizohet nga pjesa e brendshme e membranës të timpanit, nga kanali i eustakut dhe muri i jashtëm i veshit të brendshëm. E vetmja portë komunikuese e veshit të mesëm me ambjentin është kanali i eustakut. Ky kanal në pjesën e brendshme të tij ka një mukozë shumë të hollë e cila nganjëherë mund të inflamohet. Në momentet kur kemi një ngushtim dhe nuk funksionon ky kanal atëherë fillojnë problematikat” –shprehet Merja duke këshilluar se pastrimi i veshit nga yndyrnat, dylli duhet bërë rregullisht.

Që në kohët e lashta janë të njohura trajtimet me bimë të ndryshme mjekësore për kurimin e sëmundjeve të veshit. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja këshillon dhe rekomandon trajtimin alternativ si një metodë shumë efikase:

· Mos fusni në veshin e jashtëm duar të palara

· Fshini pas dushit kanalin e veshit dhe përdorni tharësen e flokut në vesh

· Pas thjarjes mund të vendosni një pikë vaj ulliri ose ekstrakt balsamik

· Në rast kruarje të veshit lyeni kanalin e veshit dhe membranën me një tampon të lagur me 2-3 pika propolis me rigon

· Në rast dhimbje akute apo të problemeve me veshin e mesëm mund të veproni kështu: hedhim në xhevze 1 lugë gjelle raki ose vaj ulliri, shtojmë 10-12 thelpinj hudhre të shtypur pak qepë të shtypur në masë sa hudhrat dhe i kaurdisim. Mund të shtojmë 10-15 kokrra kafe të papjekura. Pas 10-15 minutave lagim një tampon dhe lyejmë kanalin e veshit. Kjo bëhet 2 herë në ditë.

· Përdorni xhelin e lules së akullit nga 2 pika në mëngjes dhe në mbrëmje nëse vuani nga problemet me veshin e mesëm

· Gjithashtu pini 2-3 gota çaj harmonia në ditë

· Bëni avull me çajin për sinozit. Bëhet 6-7 ditë për të dezinfektuar kanalin e eustakit dhe kavitetin e veshit të mesëm

· Vaj helikrisium dhe livando. Pini 2×3 pika pas buke. Hidh në vesh 2 pika, lyeni pjesën pas veshit me 4-5 pika nga ky vaj

· Masazhoni qafën 10-12 ditë me ndonjë vaj bimor ose kremin reumer. Bëni zgjatjen dhe drejtimin e qafës, çervikalen

· Bëni ushtrime të qafës ose shtrihuni mbi tapet me shpinë dhe qafën ngjesheni fort në tapet

· Në rastin e atomykozës lagim kanalin e veshit me 2-3 pika propolis me rigon. Pasi thahet vendosim pak krem myku në vendet që lëkura është e ashpër.

 

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

 

More From Forest Beat

Ylli Merja

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, tha...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Fara e Zeze

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai theksoi se ky...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Tullacet

Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e...

Mjeku popullor Ylli Merja tha se ai ka kuruar raste me alopeci areata, duke bërë që pacientëve t’u mbijnë sërish flokët. I ftuar në “Good...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes