Ju kap shpesh lemza? Ja ku fshihet problemi / Ylli Merja: Zgjidhja ideale me…

Në vijim të bisedës në studion “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja për shkaktarët e fryrjes së barkut,

ai theksoi se aerofagia bën që nervi frenitus të çrregullojë funksionin e tretjes, çka do të thotë lemza.

“Në pjesën e sipërme po t’a shikojmë ndërtimin e stomakut dhe pozicionin e tij, ai gati 1/3 e masës së tij e ka në kafazin e kraharorit së bashku me zemrën dhe mushkëritë.

Aty ku ndodhet kjo diafragmë është një nerv, nervi frenitus, i cili nga ajri i futur nga goja në stomak gjatë gëlltitjes apo nga prezenca e gazrave çtensionohet, ngacmohet dhe fillon një lemzë e vazhdueshme, e shpeshtë dhe bezdisëse” shprehet Merja.

Nëse ju kap shpesh lemza, thotë Merja, atëherë duhet të bëni një vizitë për të kontrolluar organet e brendshme dhe konkretisht stomakun. Problemin e lemzës së zgjatur dhe të shpeshtë ose të pandërprerë ne e zgjidhim shumë lehtë.

“Çaji i nenexhikut, i mendrës së butë është zgjidhja ideale. Gjithashtu dhe gjethja e freskët e nenexhikut apo e thatë, mund të përdoret në gjellë apo sallatë, është e mrekullueshme” thekson Merja.

I pyetur nga moderatorja, nëse një person e zë befas lemza, dhe ne e trembim apo i tregojmë një histori për të “humbur mendjen” sipas miteve që kanë ngelur në popull,

a ka ndonjë ndikim? Merja përgjigjet se ngacmimi i sistemit nervor bëhet për të transmetuar një ngacmim nervor në një qendër tjetër për të larguar vëmendjen dhe që ndonjëherë edhe rezulton me efikasitet,

por hapi i parë që duhet të bëjmë për të ndaluar lemzën eshtë që të pijmë pak ujë dhe më pas ta mbajmë për pak sekonda stomakun si të mbledhur. Gjithashtu një zgjidhje tjetër është marrja frymë thellë duke mbushur mushkëritë me ajër.

More From Forest Beat

Ylli Merja

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, tha...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Fara e Zeze

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim...

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai theksoi se ky...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Tullacet

Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e...

Mjeku popullor Ylli Merja tha se ai ka kuruar raste me alopeci areata, duke bërë që pacientëve t’u mbijnë sërish flokët. I ftuar në “Good...
Këshilla Shëndeti
0
minutes
Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes