Probleme dhe vështirësi në tretje? Ylli Merja rekomandon ushqimet dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me Specialistin e Bimëve Mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga shqetësimet më të mëdha që ka popullata sot, problemet dhe vështirësitë në tretje.

Po cilët janë shkaktarët e mosfunksionimit mirë të tretjes? Si mund të përshpejtojmë metabolizimin dhe cilat janë çajrat dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes.

Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, të kemi vështirësi në tretje.

Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si mos aktiviteti fizik, shkaqet stresuese, psikologjike apo dietat ushqimore. Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet së pari dieta ushqimore.

Sipas specialistit të Bimëve Mjekësore Ylli Merja, ushqimet, erëzat apo bimët që duhet të konsumojmë duhet të kenë këto kritere: të përmbajnë fibra, celulozë ose pektinë, të përmbajnë acide organike, enzima e fermente.

Në regjimin tonë ushqimor nuk duhet të mungojnë ushqimet të cilat stimulojnë tretjen si:

· Perimet si brokoli, preshi, panxhari i kuq, spinaqi, bishtajoret, trahanaja

· Lakra të egra si çikore, rradhiqe, qumështor, hithra, lëpjeta, burdullaku

· Erëza kuzhine si koper, mendër, finok, borzilok, majdanoz, jamballi, xhinxhër

· Fruta si kumbulla, kivi, molla, molla e egër, dardha, fiku, bajamet, boronica

· Fara liri, chia, tërshëra, bollguri

Ndërsa sa i takon bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në mrekullitë që bën bima e drunakuqit, gjethja e senës, barbaroza, mëllaga, molla e egër dhe bari i majasëllit.

Dy çajrat e rekomanduara nga Ylli Merja shumë efikas në rigjenerimin e sistemit tretës janë:

· ÇAJI I MËNGJESIT

Në një gotë ujë të vakët hedhim 1lugë supe fara liri, 1 lugë supe fara chia dhe 1 lugë çaji mjaltë. Lëreni 10 minuta duke e trazuar çdo 2-3 minuta. Çaji pihet esëll 20-30 minuta para konsumimit të mëngjesit.

· ÇAJI I MBRËMJES

Në një gotë ujë të nxehtë hedhim 1 lugë supe drunakuq dhe 1 dorë gjethe frashëri ose 1 lugë supe molle të egër. Lëreni 10 minuta sa të oksidohen antrakinonet dhe më pas ziejeni për 2-3 minuta. Lerëni të ftohet 10-15 minuta dhe pijeni çajin 20-30 minuta para gjumit. /Shqiptarja.com

More From Forest Beat

Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Kembet Diabetike

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja:...

Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Rradhiqja

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet...

Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me...
Këshilla Shëndeti
4
minutes
Ylli Merja, Dhimbja e Kembeve

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet...

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...
Këshilla Shëndeti
4
minutes