Ylli Merja: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar ga…

Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Rreze Dielli, ndau disa këshilla për personat që vuajnë nga gastriti, si ta kurojnë me bimë medicinale.

Gastriti është një patologji shumë e përhapur dhe ekzistojnë një sërë faktorësh që çojnë në shfaqjen e tij.

Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Rreze Dielli, ndau disa këshilla që çdo person që vuan nga kjo patologji duhe t’I dijë.

Sipas tij, në fillim duhet të kuptoni nëse vuani nga gastriti, këto janë simptomat më të shpeshta që shfaq kjo sëmundje:

“Aciditet i shtuar në stomak, dhimbje në pjesën midis brinjëve, dhimbje stomaku para darke gromësira të tharta, fryrje abdominale, humbje oreksi, kostipacion, diare” tha ai, ndërsa theksoi se tipike e gastrit janë këmbët e ftohta dhe dhimbje në shputa.

Por përse disa persona vuajnë nga gastritis, sipas Ylli Meres ka disa shkaktarë:

“Ulja e PH në stomak, çrregullimi gjatë marrjes së vakteve, pirja e kafesë me stomakun bosh, abuzimi me pijet alkoolike, duhanin, medikamentet e ndryshme dhe rritja e Helikobakter Pylori

Ai sygjeroi përdorimin e disa bimëve dhe çajrave bimorë që do të ndihmojnë në trajtimin e gastritit:

· Vaji i lulebasanit dhe lëngu i thanës ose mollës së egër (40-45 ditë)

· Përdorimi i një gote qumësht në mëngjes dhe 1 vezë të freskët (45 ditë)

· Mendër të butë dhe rigon, mund të hedhim 1 lugë çaji në gjellë

· Glikoja e arrës dhe shurupi i glikosë nga 1-2 kokrra në ditë ose 2 lugë shurup

· Ushqimi me 3 vakte të rregullta

· Mënjanoni kafen, alkoolin dhe duhanin

· Propolis me rigon

· Tahin, 1-2 lugë supe në ditë

· Në rast djegie të stomakut mund të pini 200 ml ujë me 1 lugë çaji sodë buke/Shqiptarja.com

More From Forest Beat

Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Kembet Diabetike

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja:...

Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Rradhiqja

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet...

Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me...
Këshilla Shëndeti
4
minutes
Ylli Merja, Dhimbja e Kembeve

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet...

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...
Këshilla Shëndeti
4
minutes