Uthulla e mollës së egër, Ylli Merja: Ilaçi natyral për organizmin tonë, ja si ta përgatisni vetë në kushte shtëpie

Specialisti i bimëve Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti’’ në emisionin e sotëm në “Rreze Dielli” ndau me ndjekësit disa këshilla shumë të vlefshme për uthullën e mollës së egër.

Specialisti i bimëve Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti’’ në emisionin e sotëm në “Rreze Dielli” ndau me ndjekësit disa këshilla shumë të vlefshme për uthullën e mollës së egër, si një kurues tepër i rëndësishëm i shumë sëmundjeve në organizëm.

Por që benefitet e tij të jenë të sgiurta në organizëm, duhet që uthulla e mollës të jetë natyrale. Prandaj specialisti Ylli Merja këshillon përgatitjen e saj në kushte shtepie, ndërsa tregoi edhe metodën se si mund ta arrijmë këtë:

Ky frut përmban reth 80% lagështirë, ujë që do të thotë kur të bëjmë uthull nga kjo nuk do të marrim të njëjtën sasi. Nëse e marrm këtë mollë dhe e grijmë bashkë me farat e saj ajo do të dalë pak e athët sepse në brendësi të farave të mollës ndodhet acidi ciahidrik, prandaj mirë është këto farat të hiqen, mund të konsumohen nga pak që mos të na krijojë ndonjë problem në organizëm.

I marrim, i pastrojmë, i grijmë nuk do t’i hedhim as ujë asgjë . Gjatë kohës vetvetiu do të fillojë të oksidohet dhe do të marrë ngjyrën e uthullës. Nëse duam ta lëmë në kushte natyrale, pa nxehje pa gjë të gjitha vlerat ja marrim plotësisht. Vetëm sheqeri rritet në varësi të tokës që është rritur molla, këto sheqerna na kthehen në acide organike.

E hedhim në një enë të madhe dhe e lëmë kështu. Ky është procesi i fermentimit, nëse duam ta përshpejtojmë këtë process mund t’i hedhim maja uthulle ose të marrim uthullën e modhës dhe t’ia hedhim, kjo e përshpejtojn procesin” tha ai.

Ndërsa tregoi disa nga shumë benefitet që ka uthulla e mollës në përmirësimin e shëndetit të njeriut:

Mund ta përdorim si zbardhues dhëmbësh, nga një lugë caji e hedhim në gojë dhe do të kemi dy përfitime njëherësh, ka shumë njerëz që kanë mykun e bardhë në gjuhë dhe i ndihmon për të dyja.

Një lugë caji uthull ta hedhim në një gotë me ujë, dhe një lugë caji mjaltë dhe këtë mund ta bëjmë si një kurë afatgjatë për tensionin e lartë arterial. Të gjithë njerëzit që kanë diabet do të bënin shumë mirë që përdornin uthullën e mollës. Ul gliceminë brenda normave të saj” këshilloi mjeku popullor Ylli Merja./Shqiptarja.com

More From Forest Beat

Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Kembet Diabetike

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja:...

Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Rradhiqja

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet...

Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me...
Këshilla Shëndeti
4
minutes
Ylli Merja, Dhimbja e Kembeve

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet...

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...
Këshilla Shëndeti
4
minutes