Efektet ‘magjike’ të hudhrës, Ylli Merja : E pasur me vitaminë C, forcon imunitetin dhe…

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja tregoi se si veprojnë përbërësit e hudhrës në organizëm:

Hudhra është një bimë barishtore që përdoret gjerësisht në gatim. Por përpos shijeve të mira që i jep gatimeve, ajo cilësohet si një ilaç natyral për shumë sëmundje.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja tregoi se si veprojnë përbërësit e hudhrës në organizëm:

“Germaniumi vepron si agjent kundër kancerogjen, seleni forcon punën e vitaminës C. Përbërësit e hudhrës në mëlçi veprojnë si nxitës për largimin e yndyrnave në peshë specifike shumë të ulët, pra ulin trigliceridet.Hudhra duke ulur triglicieridet ndikon në rritjen e fibrinolitikës në gjak kundër mpiksjes së gjakut. Ul tensionin e lartë të gjakut, sheqerin, qetëson kafshimet nga insektet dhe Shpërbën alkoolin” tha mjeku popullor.

Ajo mund të përdoret në një sërë trajtimesh ku ndër kryesorët janë:

Ndihmon në kurimin e akneve në fytyrë dhe kokë, nishanet e zinj, zhurmat dhe dhimbjet e veshit, ul tensionin e lart dhe normalizon qarkullimin e gjakut dhe lufton variçet. Kundër kollës, të ftohtit dhe etheve si dhe kundër bajameve të acaruara. Lufton parazitët në kokë dhe pastron zorrën e trashë nga polipet.

Por sa janë dozat që duhet të përdorim brenda ditës:

“Për të rriturit doza ditore është 2-3 thelpinj hudhra në ditë ndërsa për fëmijët 1 thelp është I maftueshëm” këshilloi specialisti bimëve Ylli Merja.Personat që vuajnë nga tensioni i ulët duhet ta marrin në mënyrë shumë të kujdessshëm hudhrën, mjafton 1 thelb paradite, 1 thelb pasdite.

Ndërsa këshilloi që të tregohet kujdes me masën e përdorimit të hudhrës, pasi ka përmbajtje arseniku dhe përdorimi i tij në masë të madhe mund të helmojë organizmin.

“Mund të elemoheni sepse në një dozë, shumë të vogël hudhra në brendësinë e saj përmban arsenic që është toksik dhe nëse marrim shumë sasi ajo bëhet një dozë helmuese. Në këtë rast do të keni djegie në stomak dhe dhimbje koke”/Shqiptarja.com

More From Forest Beat

Ylli Merja, Koliti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 %...

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Kembet Diabetike

Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja:...

Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të...
Këshilla Shëndeti
5
minutes
Ylli Merja, Rradhiqja

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet...

Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me...
Këshilla Shëndeti
4
minutes
Ylli Merja, Dhimbja e Kembeve

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet...

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...
Këshilla Shëndeti
4
minutes