Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një
shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme
shtëpinë e të moshuarve në Fier.
Nga burimet paraprake bëhet me dije se shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.
Të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit pasi disa prej tyre janë të asfiksuar.
Nga ana tjetër mësohet se zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.