Donaldi është ankuar publikisht për Borën
duke u shprehur se ajo e harron
kur është puna tek situatat emergjente.
Ai ka publikuar një video ku Bora shfaqet duke bërë grimin,
ndërsa bashkë me ta është edhe djali i saj, Arbori.
Donaldi improvizon një moment sikur po bie tërmet dhe
Bora është çuar menjëherë nga tavolina duke kapur për dore Arborin për të dalë nga dhoma.
“Po ju tregoj sa vlerë kam unë për Bora Zemanin në situata të jashtëzakonshme, në situata emergjente”, shkruan Donaldi. “Unë jam i tejdukshëm, s’më gjen gjë mua nga tërmeti”, shton ai.
Videot i ka ripostuar edhe Bora duke u shprehur se i takonte atij t’i shpëtonte.