Kiara Tito ka qenë mbrëmjen e djeshme në një intervistë në “Cherry on Top” me Bora Zemanin.
E sigurisht nuk kishte si mos të fliste për shtatzëninë e saj.
Kiara zbuloi se që pas pritjes së ëmbël ka shtuar 25 kile, për të cilat u shpreh se janë kilet më të bukura.
Gjithashtu ajo u pyet edhe për emrin e bebit, ku zbuloi se Luizi ia ka lënë asaj në dorë, mjafton të fillojë me shkronjën “L”.
Pas kësaj, menjëherë në rrjet filluan kërkimet dhe doli përfundimi se emri i bebit të Luizit dhe Kiarës do të jetë “Luna”.
Kjo pasi Kiara u shfaq në intervistë me një varëse, emri i së cilës është pikërisht “Luna”.
Gjithashtu edhe në klipin e këngës së Luizit, “Kce”, në një moment shihet emri Luna.