Në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP Kosova,
publiku dhe banorët u prekën nga një moment emocional, kur u transmetua biseda telefonike mes Dianës dhe babait të saj.
Gjatë kësaj telefonate, babai i Dianës i tregoi për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. Ai i tha se kishte pësuar një infarkt dhe se i duhej t’i nënshtrohej një operacioni të rrezikshëm, duke shtuar se kishte një probabilitet prej 90% që të mos i mbijetonte ndërhyrjes kirurgjikale.
Ky lajm tronditës ishte arsyeja pse Diana vendosi të largohej nga shtëpia e Big Brother në mënyrë të papritur. Emocionet e saj u bënë të dukshme për të gjithë teksa përjetonte këtë moment të vështirë ndërsa ndodhej ende në shtëpi.
Ky vendim u mirëkuptua nga publiku, të cilët u solidarizuan me Dianën dhe situatën delikate me të cilën ajo po përballet. Familja mbetet gjithmonë prioritet dhe largimi i saj tregon forcën e dashurisë dhe përkushtimin ndaj më të dashurve të saj.