Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda Tarifa ka ndryshuar pamjen
Burime të “IMA” kanë konfirmuar se Eneda do të marrë pjesë në festivalin e mirënjohur “Kënga Magjike 2024” me këngën e saj të re të titulluar “Më Fortë.”
Ndryshimi i saj i flokëve, që për shumë dukej i pazakontë, është pjesë e një performace të veçantë skenike që këngëtarja ka përgatitur për festivalin.
Për skenën dhe veshjen e saj është kujdesur stilisti i njohur Joni Peçi, i cili ka sjellë një pamje të guximshme për Enedën, duke e krahasuar me ikonën italiane Anna Oxa për shkak të stilit të saj të spikatur dhe transformimeve të guximshme.
Në një video të publikuar pak minuta më parë, stilisti dhe këngëtarja shfaqen në dhomën e grimit, ku pritet të ndodhë transformimi përfundimtar që do të sjellë pamjen e re të Enedës për performancën në festival.
Ky bashkëpunim mes Enedës dhe Jonit ka ngjallur shumë pritshmëri për atë që do të shohim në skenë, ndërsa publiku mezi pret ta shohë këngëtaren me imazhin e saj të ri dhe energjinë e fuqishme që pritet të përcjellë me këngën “Më Fortë”.