Meri Shehu ka bërë mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”
një deklaratë të papritur, për të cilën më pas tha se ishte thjesht një shaka. Astrologia u shpreh se ka gjetur dashurinë e jetës, por më pas e mohoi.
Meri: Kam pasur një ditë që as unë s’do e mendoja që ishte kaq e mirë. Sot është hëna e re në gaforre. Me sa duket mua më kapi mirë.
Kosta: Kemi dhe lajm. Ta them unë lajmin?
Meri: Bëra shaka unë me Kostën. Më tha pse je kaq e gëzuar. I thashë që përfundimisht kam gjetur dashurinë e jetës time. Vetëm gallatë.
Tani nuk dimë ta besojmë që ishte shaka apo Meri e tha thjesht për të shmangur pyetjet e mëtejshme?