Pasi Drilon Rama ua bëri të qartë të gjithë banorëve se
nuk do të toleronte më ta preknin pa dëshirë dhe u kërkoi të ruanin distancën fizike nga ai, Xheneta dhe Gresa e kanë provokuar sërish.
Dy banoret kanë testuar limitet e Drilonit, duke iu afruar dhe duke tentuar ta puthnin me zor.
Ato madje e ngacmuan vazhdimisht Drilonin, duke e pyetur nëse dëshironte të flinte mes tyre, duke bërë humor.
Driloni u duk i sikletosur gjatë gjithë kohës, ndërsa komentet në rrjetet sociale nuk e kanë parë aspak si argëtuese këtë situatë.
Shumë kanë bërë krahasime se cfarë do të ndodhte nëse në vend të Drilonit të ishte një vajzë dhe t’i afroheshin në mënyrë të tillë dy meshkuj!