Ka ndërruar jetë në spital, pas një sëmundje të rëndë, studiuesi dhe historiani Zydi Shehi.
Zydi Shehu pak javë më parë, dhunoi për vdekje shokun e dhomës në një azil në Tiranë.
Lajmin e ka dhënë studiuesi dhe ish-deputeti Fatmir Toçi, i cili thotë se ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në kryeqytet.
Reagimi i Fatmir Toçit:
Ka ndërruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht…