Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Bledar Dedja, 39-vjeçari i gjetur i vdekur të dielën e kaluar në një pyll,
në via Dei Carpini në Paderno del Grappa,Itali.
Burime për mediat e huaja raportojnë se Dedja me sa duket ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore
me një grua që e ka njohur rreth dy vjet më parë në një aplikacion për takime online.
Gruaja është një 30-vjeçare shqiptare, e martuar gjithashtu me një burrë shqiptar. Gruaja tashmë është marrë në pyetje nga hetuesit. Hetuesit kanë arritur tek e reja duke analizuar telefonin e viktimës, veçanërisht mesazhet. Gjatë marrjes në pyetje ajo vetë pranoi se e kishte takuar 39-vjeçarin nja dy vite më parë, një miqësi e lindur në mjedisin virtual të një aplikacioni në internet dhe ndoshta duke u bërë diçka më shumë me kalimin e kohës.
Bledari, i cili ishte i martuar dhe kishte dy vajza, do të kishte pasur një jetë të dytë për të cilën kishte mbajtur me kujdes bashkëshorten në errësirë. Hetimet vijojnë dhe shkaku i vrasjes ngelet ende një mister.
Shqiptari Bledar Dedja u gjet i vdekur në një zonë pyjore në Via Dei Colli mëngjesin e së dielës së 21 janarit. Dedja u gjet rreth njëqind metra larg makinës së tij, një Mercedes B Class, i shtrirë përtokë gjysmë i zhveshur, me pantallona dhe të brendshme të hequra.